Ndërron jetë vajza 4-vjeçare e reperit të njohur

Vajza e reperit të famshëm Fetty Wap, Lauren ka ndërruar jetë në moshën 4-vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur nëna e saj, Turquoise përmes një postimi në “Instagram”, ndërsa nuk dha detaje të tjera rreth shkakut.

 

Reperi i cili ka 6 fëmijë me 5 nëna të ndryshme, pasi performoi në festivalin Rolling Loud të Miamit, shkroi në rrjetet sociale: LoLo babi e bëri atë për ty.

 

Ndërkohë vdekja e Lauren u përfol një muaj më parë, por nuk ishte

konfirmuar deri këtë fundjavë, kur Turquoise ndau një video të sajën me lajmin e hidhur.