Zjarret mbulojnë vendin, Karaburuni ende në rrezik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej një javë në disa zona të vendit janë shtuar vatrat e zjarrit, ku situata mjaft problematike regjistrohet në zonën e Karaburunit në Vlorë, duke rrezikuar edhe bazën ushtarake. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshe tha dje se gjendja është nën kontroll, ndërsa bëri thirrje për kujdes nga ana e qytetarëve.

 

Zjarret e shkaktuara nga temperaturat e larta përgjatë gjithë territorit të Shqipërisë janë vënë nën kontroll në një pjesë të saj ditën e djeshme, por situate mbetet kritike në disa pjesë të vendit, përfshirë përreth bazës ushtarake në Karaburun. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, tha se shuarja e zjarreve ishte e suksesshme dhe se shumica e vatrave janë stabilizuar, por paralajmëroi që përkundër përpjekjeve të deritashme të 200 forcave të armatosura të zbarkuara për të shuar zjarret por zona përreth Bazës detare të Pashalimanit vazhdon të jetë e rrezikuar. “E vetmja vatër aktive serioze në vend është Karaburuni ku kemi përqëndruar dhe do të vazhdojmë të jemi të përqëndruar me mjete ajrore dhe mjete tokësore dhe me forca të shumta”, tha Peleshi. Ministri tha se është arritur të shmanget përfshirja nga flakët e zonës ushtarake të Pashalimanit, që gjendet në jug të Vlorës dhe po ashtu edhe Parku Kombëtar i Llogarasë është duke u menaxhuar. “Më afër kërcënimeve të zjarreve kanë qenë banesat në zonën e Ksamilit dhe një fshati të Përmetit, por tani ato janë shuar. Në orët e para të mëngjesit është fikur edhe zjarri në Mamuras”, bëri të ditur Peleshi. Ndërkohë, temperaturat e larta dhe erërat që fryjnë e bëjnë të paparashikueshme situatën me zjarre, teksa vazhdon të raportohet për vatra të reja nëpër gjithë Shqipërinë. Deri sot nuk janë rrezikuar vendbanimet, megjithatë, përmes një buletini për rreziqet natyrore të publikuar nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit thuhet se gjatë kësaj jave “pritet nivel ‘i lartë’ rreziku në pjesën më të madhe të qarqeve”. Sipas institutit, qarqet me rrezik më të lartë janë qarqet e Shkodrës, Kukësit, Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës, ndërkohë që Dibra dhe Durrësi janë vënë në kategorinë e moderuar. Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama reagoi dje për situatën e krijuar nga zjarret në vend, për shkak të temperaturave të larta. Rama publikon video të Forcave të Ushtrisë dhe trupave Rangers, që janë angazhuar me helikopterë për shuarjen e flakëve, ndërsa thekson se puna e tyre në terren meriton respekt e inkurajim. “Angazhimi disaditor për shuarjen e zjarreve në Karaburun e jo vetëm, nga Forcat e Ushtrisë dhe trupat Rangers në terren meriton respekt e inkurajim, në një kohë kur shumë vende po përballen me kërcënimin e zjarreve”, shkruan Rama.

Lexo edhe :  Shqipëria dënon sulmin e Iranit ndaj Katarit

 

 

 

 

 

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV