COVID-19/ OBSH bën thirrje që të ndalohen programet e dozave të treta të vaksinës anti-covid

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka bërë thirrje për ndalje të përkohshme të programeve për dhënie të dozave përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, ndërkohë që vendet e varfra janë ende duke pritur të sigurojnë vaksinat.

Shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, ka kritikuar planet për dozë të tretë të vaksinës, të cilat janë duke i shqyrtuar një mori shtetesh.

Tedros ka thënë se programet e dozave përforcuese, të cilat janë duke u zbatuar në disa vende, duhet të pezullohen të paktën deri në fund të shtatorit, kur 10 për qind e popullsisë mund të jetë e vaksinuar.

“Shtetet me të ardhura të larta kanë dhënë 100 doza vaksinash për 100 banorë”, ka thënë Tedros.

“Në të njëjtën kohë, shtetet me të ardhura të vogla kanë dhënë 1.5 doza për 100 persona, sepse kanë mungesë të tyre. Ne duhet të ndryshojmë këtë gjë urgjentisht, në mënyrë që shumica e vaksinave të ndahen për vendet me më pak të ardhura, dhe jo për ato më të pasurat”.

Kjo thirrje ka ardhur ndërkohë që OBSH-ja ka raportuar se një variant i koronavirusit, i identifikuar në Peru, nuk është aq ngjitës sikurse varianti Delta.

OBSH-ja ka thënë po ashtu të mërkurën se u rekomandon nënave të vaksinuara, që bien në kontakt me koronavirusin, që të vazhdojnë të ushqejnë me gji foshnjat e tyre, pasi vaksina nuk përbën rrezik për fëmijët e tyre dhe se antitrupat në qumësht mund t’iu ndihmojnë për t’u mbrojtur nga infeksioni./REL.

Të fundit

“Ka ndodhur një herë”, dëshmon në Gjykatë 36-vjeçari që akuzohet se abuzoi me të bijën

Në Gjykatën e Fierit është paraqitur sot, 36-vjeçari i cili dyshohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij...

Misteri i vetëvrasjes, Ernest Heminguej gjendet i vdekur në shtëpi

2 korrik 1961 Leonard Veizi Mëngjesi i 2 korrikut 1961 zbardhi i qetë mbi peizazhin e Idaho-s, por brenda shtëpisë prej guri në Ketchum, heshtja u...

2 korrik 1994: Ramiz Alia dënohet me 4 vjet burg për shpërdorim pushteti

Më 2 korrik 1994, në një ngjarje që simbolizoi përballjen e Shqipërisë post-komuniste me të kaluarën e saj, ish-presidenti komunist Ramiz Alia u dënua...

Aktivistja ndez debatin në rrjet: Nuk ka njerëz më të pamoralshëm se shqiptarët!

Aktivistja dhe moderatorja Zana Avdiu, ka shkaktuar debate të shumta në rrjet, pasi thotë se nuk ka më të pamoralshëm se shqiptarët. “Më të pamoralshëm...

Kush është Nigel Farage, politikani që sot zihet me Ramën!

Sot është 61 vjeç. Nuk ka ndjekur universitetin. Dy herë i divorcuar. Ka katër fëmijë. Kandidoi për Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar 7 herë...

Lajme të tjera

Web TV