Policia Rrugore ndalon shoferin me Ferrari, ecte me shpejtësi të lartë në autostradë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Rrugore vijon aksionet me radarë, dronë, dragera, kamera, aparate fotografike, makina të paloguara e patrulla të lëvizshme 24/7, për të parandaluar aksidentet rrugore.

Përgjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 13 drejtues mjetesh dhe motomjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 7 për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Janë pezulluar 54 leje drejtimi, nga të cilat 33 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Gjatë kontrolleve parandaluese, krahas sanksioneve administrative të vendosurave ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, Policia Rrugore, përgjatë 48 orëve të fundit ka goditur dy raste të “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, shërbimet e Njësisë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore kanë konstatuar shtetasin A. O., 37 vjeç, i cili drejtonte mjetin mbi normat e shpejtësisë së lejuar. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, 37-vjeçari A. O. i ka ofruar punonjësit të Policisë, një kartëmonedha me vlerë 50 euro, me qëllim shmangien e ndëshkimit për shkeljen e kryer.

Po gjatë kontrolleve parandaluese, në rrugën “5 Maji”, efektivët e Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë kanë konstatuar shtetasin F. B., i cili po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. Gjatë kryerjes së veprimeve policore, drejtuesi i mjetit, shtetasi F. B., 62 vjeç, i ka ofruar punonjësit të Policisë, dy kartëmonedha me vlerë 1000 lekë, me qëllim shmangien e testimit për alkoolin.

Si rezultat i kontrolleve intensive dhe denoncimeve të adresuara në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, janë ndëshkuar me masë administrative, në të gjithë vendin, 2679 drejtues mjetesh, për shkelje që sjellin pasoja në jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës.

Lexo edhe :  Prokuroria e Fierit sekuestron 267 hektarë tokë/ E përfituar me dokumente të falsifikuara

Falë denoncimeve të qytetarëve janë parandaluar 5 ngjarje rrugore në gjithë vendin. Drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme dhe gara shpejtësie në rrugë, në Tiranë, Lezhë, Durrës, Fier e Vlorë, janë ndëshkuar me masë administrative 40.000 lekë të rinj secili.

Mos shpejtoni, mos kryeni parakalime të gabuara, mos drejtoni mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, vendosni rripin e sigurimit dhe kaskën mbrojtëse, qëndroni në radhë kur lëvizja është e ngadaltë për shkak të fluksit të lartë të automjeteve, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, që të arrini në destinacion të sigurt dhe me patentë në xhep. Në çdo aks rrugor dhe qendra urbane ka patrulla të lëvizshme të Policisë Rrugore, me mjete të paloguara, dronë, kamera dhe aparate fotografike.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë dhe profesional.

Të fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 22 vatra në 24 orët e fundit, pesë ende aktive

Në 24 orët e fundit janë raportuar 22 vatra zjarri, sipas një përditësimi nga Ministria e Mbrojtjes. Pesë nga këto...

A dëshiron Dua Lipa të ketë fëmijë me Callum Turner? Rrëfehet këngëtarja

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, ka ndarë për herë të parë mendimet e saj mbi amësinë dhe planet për të krijuar familje me...

Aksioni në Theth/ Tabaku: Pas detit, shqiptarëve tani duan ti marrin edhe malet

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar sërish përmes një postimi në rrjetet sociale në lidhje me situatën në Theth dhe efektet e...

Prishja e ndërtimeve në Theth, Avokatja e Popullit: Nuk është ankuar askush deri tani

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka deklaruar se institucioni që ajo drejton ende nuk ka marrë asnjë ankim nga ana e qytetarëve në lidhje...

Gjirokastër/ Aksion në tregun rom, tregtarët: Jemi në buzë të malit nuk pengojmë asnjë

Bashkia e Gjirokastrës ka nisur ditën e sotme një aksion në tregun rom të qytetit. Mësohet se fadromat kanë zbarkur mëngjesin e sotëm për...

Lajme të tjera

Web TV