“Tokyo 2020”/ Luiza Gega përfundon garën finale e 3 mijë metrave me pengesa

Luiza Gega përfundoi garën e 3 mijë metrave me pengesa. Atletja shqiptare u rendit në vendin e 14-të nga 16 finaliste. Hera e parë që një atlete shqiptare merr pjesë në finale.

 

Gega ishte sportistja e fundit shqiptare që garoi në “Tokyo 2020”. Delegacioni shqiptar u paraqit më mirë se në “Rio 2016”, që kulmuan me Briken Caljan i katërti në botë dhe me Luiza Gegën finaliste.