“Kafe dhe ujë falas”, lokalet në Kosovë vijnë me ide kreative për ndërgjegjësimin e qytetarëve për t’u vaksinuar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë që globi po përballet me një valë të re infektimesh si pasojë e variantit Delta të koronavirusit, shumë shtete mendojnë që ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin.

Madje në disa shtete po mendohet që lokalet të mos pranojnë persona të pavaksinuar.

Kjo duket se i ka sjellë një ide kreative disa bizneseve në Prishtinë. Në sheshin e kryeqytetit të Kosovës, disa lokale ofrojnë kafe dhe ujë falas për personat që kanë bërë vaksinën kundër koronavirusit.

Sipas mediave kosovare, një prej menaxherëve të lokaleve, Adriatik Gashi tha se e kanë bërë këtë ofertë në mënyrë që të kontribuojnë në ndërgjegjësimin e qytetarëve për vaksinim.

“Ta kenë dëshminë për marrjen e vaksinës dhe nga ne e marrin nga një kafe dhe ujë prej shtëpisë”, tha ai.

Të fundit

Trump: Duhet t’i japim fund këtij makthi

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se nuk ishte i kënaqur me sulmin izraelit gjatë natës ndaj një spitali...

Ndahet nga jeta legjenda e portës së Tiranës

Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një...

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë me intensitet të lartë duket...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Lajme të tjera

Web TV