Hiroshima shënon përvjetorin e 76-të të sulmit me bombë atomike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Japonia ka kujtuar këtë të premte 76 vjetorin nga sulmi i parë me bombë atomike në botë. Në këtë përvjetor u mbajtën ceremoni të vogla për shkak të pandemisë por ajo që yhgënjeu më shumë qytetarët ishte refuzimi i organizatorëve të Olimpiadës për të mbajtur një minutë heshtje.

 

Të mbijetuarit, të afërmit dhe disa personalitete të huaj morën pjesë në ngjarjen kryesore të këtij viti në Hiroshima, duke respektuar masat anti-COVID dhe publiku i gjerë pati mundësinë të ndiqte ceremoninë në internet.

 

Pjesëmarrësit, shumica të veshur me të zeza u lutën në heshtje në orën 8:15, koha kur arma e parë bërthamore e përdorur në kohë lufte u hodh mbi qytet.

 

Në 76 vjetorin e të shpërthimit të parë të bombës atomike në Hiroshima, kryetari i qytetit Kazumi Matusi, u ka bërë thirrje liderëve globalë që t’i eliminojnë ato.

 

“Armët bërthamore, të zhvilluara për të fituar luftërat, janë kërcënim për asgjësim të plotë, të cilit mund t’i japim fund nëse punojmë bashkë”, ka thënë Matsui.

 

Rreth 140,000 persona humbën jetën  në kohën kur Shtetet e Bashkuara hodhën një bombë të vetme atomike në Hiroshima, në orët e para të mëngjesit të 6 gushtit, më 1945.

 

Tre ditë më vonë, bomba e dytë atomike është hedhur në qytetin Nagasaki, duke lënë të vdekur 70,000 të tjerë.

 

Kryeministri japonez, Yoshihide Suga ka marrë pjesë në ceremoninë e përkujtimit në Hiroshima, dhe ka theksuar nevojën për qasje “realiste” ndaj kontrollit të armëve dhe ka bërë thirrje për forcim të masave për mospërhapje të këtyre armëve.

 

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV