Manaj bën dedikimin special për Messin: Me fat që u stërvita përkrah lojtarit më të mirë në histori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndarja e Lionel Messit nga Barcelona habiti të gjithë! Postimet ishin të shumta nga personazhe të shumta të botës së futbollit dhe jo vetëm. Po ashtu, shumë prej lojtarëve dhe ish-futbollistëve katalanas i dhanë lamtumirën Messit përmes mesazheve të shumta në rrjetet sociale.

Mes tyre edhe Rey Manaj. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare shkroi në Instagramin e tij: “Ndihem me fat që isha në gjendje të stërvitem përkrah lojtarit më të mirë në histori. Ishte një kënaqësi e madhe të mësoja nga ju. Paç fat Leo Messi”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)

Manaj është stërvitur disa herë me ekipin e Barcelonës, ndërkohë që së fundmi provoi edhe të luante dhe të shënonte 4 gola në miqësore. Për fatin e keq, nuk e pati mundësinë të luajë krah Messit. Kur pritej që sulmuesi argjentinas të dilte në stërvitje me Barcelonën, ndodhi e kundërta, palët u ndanë zyrtarisht.

Si shumë futbollistë, edhe Manaj tani ka një arsye më pak për të mos qëndruar te Barcelona. Madje Sergio Aguero, që sapo ka firmosur me klubin katalanas, i ka kërkuar agjentit të tij të prishë kontratën. Aguero la Manchester City-n dhe pranoi uljen e pagës vetëm për të luajtur me Messin, por tashmë gjërat ndryshuan totalisht.

Të fundit

Nuk ka asgjë më të rëndësishme se sa vetë jeta

ALBAN DACI - Po jetojmë një periudhë ku koha kalon shpejt dhe krejt pa u kuptuar. Në këtë kohë...

Barcelona “gjen” sulmuesin, 21-vjeçari luan te Villarreal

Barcelona po shfaq interes për sulmuesin e talentuar të Villarreal, Karl Etta Eyong, i cili është duke tërhequr vëmendjen pas paraqitjeve të mira këtë...

Si u vodh një gur 25 milionë dollarësh në Dubai

Një ngjarje që të kujton skenarin e një filmi aksion është zhvilluar ditët e fundit në Dubai, ku një diamant rozë me vlerë 25...

Grabisnin hotele e shtëpi në Greqi, arrestohen 4 shqiptarë

Katër shqiptarë kanë rënë në pranga të policisë greke të dyshuar si autorë të një sërë vjedhjesh në zona të ndryshme turistike. Autorët kishin...

Berisha: Zgjedhjet nuk i njoh, por mandatet do i marrim

Sali Berisha nuk e njeh rezultatin e 11 majit, por pak ditë nga nisja e legjislaturës parlamentare, ai nuk e ka më në tryezë...

Lajme të tjera

Web TV