Mbaron regjistrimi fillestar i pronave në Vuno, fillon afishimi për Dhërmiun/ Lame: Aplikoni të pajiseni me certifikatë pronësie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas Iliasit dhe Gjilekes, vjen radha e Vunoit dhe Dhërmiut në përfundimin e procesit të regjistrimit të pronave. Janë rreth 1700 prona në Vuno dhe rreth 800 prona në Dhërmi që e përfunduan këtë proces.

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame së bashku me Kryetarin e Bashkisë Himarë Gjergji Goro kanë dorëzuar në mënyrë simbolike certifikatën e pare te pronësisë se banesës dhe të truallit qytetarit Odise Anagnosti, e cila u përfitua pas përfundimit të regjistrimit fillestar në Vuno. Qe prej sot banoret dhe pronaret e fshatit Vuno mund te aplikojnë për marrjen e certifikatës së pronësisë për shtëpitë dhe tokat e tyre.

Ndërkohë Lame dha lajmin tjetër edhe për Dhërmiun, ku u bë shpallja e rezultatit dhe afishimi publik për rreth 800 prona te këtij fshati. Banoret do të kenë afat 45 ditë të konsultojnë produktin e punës së Kadastrës, pas së cilës do të kryhet shpërndarja e certifikatave të pronësisë.

Lame ka kërkuar edhe me tej disponibilitetin e Bashkisë Himare për t’ju krijuar mundësi qytetarëve për çdo vërejtje që ata kanë në lidhje me punën e Kadastrës. Po ashtu drejtori i Kadastrës kërkoi që të gjithë qytetarët që kanë emrin në listë të aplikojnë për pajisje me certifikatë pronësie, si një dokument për të pasur pronën e sigurt nesër!

Më poshtë gjeni listën e qytetarëve që duhet të aplikojnë nga sistemi i e-Albania për të marrë dokumentin e pronësisë.Kujtojmë këtu që regjistrimi i pronave në zonën e fshatrave të Bregut po bëhet për herë të parë në histori, pasi nuk është trashëguar asnjë regjistrim as nga koha e mbretit Zog dhe as nga koha e regjimit komunist.

Të fundit

Elon Musk ngre padi ndaj Apple dhe OpenAI: Po pengojnë konkurencën

Dy kompanitë e Elon Musk, startup-i xAI dhe platforma e rrjeteve sociale X kanë ngritur një padi kundër Apple...

Media italiane: Shqipëria, një mit që duhet rrëzuar

Bukuritë e vendit tonë kanë tërhequr shumë të huaj për të vizituar Shqipërinë ndërsa edhe mediat e huaja i kanë kthyer sytë drejt nesh....

Trump paralajmëron: Nëse Rusia nuk pranon paqen, do ketë pasoja serioze

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se mund të ketë pasoja shumë serioze për Rusinë nëse kjo e fundit nuk e ndal luftën...

E mitura shqiptare u mbyt në pishinë! Lirohen prindërit dhe gjyshi

Autoritetet greke kanë vendosur të lirojnë me kusht prindërit dhe gjyshin e vajzës së mitur shqiptare, e cila humbi tragjikisht jetën pak ditë më...

Mero Baze: E vetmja mënyrë që Lapaj të fitonte, ishte të mos e bënte atë betejë

Adriatik Lapaj humbi sot të drejtën për të marrë mandatin në Kuvend, duke paguar shtrenjtë një manovër formale me listën e mbyllur, të mbushur...

Lajme të tjera

Web TV