Vidhnin makina dhe banesa, arrestohet një person në Durrës dhe shpallen në kërkim dy të tjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim ditën e sotme në Durrës, të akuzuar si autorë të disa vjedhjeve në qytetin bregdetar. Bëhet me dije se është arrestuar Hamid Hoxha janë shpallur në kërkim Edmond Neza dhe Kreshnin Shira.

Këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete dhe vlera monetare në banesa.

Ata rezultojnë autorë të 11 vjedhje të automjeteve dhe banesave të ndryshme, të ndodhura gjatë viteve 2020-2021, në qarkun e Durrësit.

Më datë 06.08.2021, në Rrashbull, ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Toyota”, i cili rezultoi i vjedhur më datë 03.08.2021. Edmond Neza dhe Kreshnin Shira kanë mundur të largohen gjatë ndjekjes nga shërbimet e Policisë.

Gjatë vitit 2021, dyshohet se ata kanë vjedhur në banesën e shtetasit R. B., në Rrashbull, Durrë, ku kanë marrë 50.000 lekë dhe çelësat e automjetit në pronësi të tij. Gjithashtu dyshohet se kanë vjedhur 3 automjetet tip “Benz”, në pronësi të shtetasve M. R., F. Ç., D. B. dhe automjetin tip “Toyota”, në pronësi të shtetases L. S.

Gjatë vitit 2020, ata se janë autorë të 2 vjedhjeve në banesat e shtetasve E. R. dhe I. Z., ku kanë marrë vlera monetare dhe çelësat e automjeteve përkatëse. Gjithashtu kanë vjedhur automjetet e markave të ndryshme, në pronësi të shtetasve F. H., N. T., R. D. dhe I. Z.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Qeveria dyfishon pa asnjë shpjegim kostot e projektit ‘Smart City’

Më 23 shkurt, kryeministri Edi Rama mikpriti në aeroportin “Nënë Tereza” të Tiranës presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed...

Rama u vë kusht shqiptarëve: Unë ju çoj në BE, Berisha shkrin SPAK-un po fitoi

Pas dy ditëve mbledhje me ministrat dhe socialistët, kryeministri Edi Rama ka mbledhur  deputetët mëngjesin e sotëm pak përpara nisjes së Parlamentit. Në këtë takim...

Primaret reale të PS dhe rreziku nga profili i ulët i kandidatëve

Nga Mero Baze Diferenca mes betejës së listave në Partinë Socialiste dhe Partinë Demokratike është thelbësore. Për demokratët, beteja elektorale përfundon tek listat, pasi rezultati i...

Agjencia për drogërat në BE: Shqiptarët përdorin më shumë kokainë, e marrin edhe në zyra

Përdoruesit shqiptarë të drogave kanë nivelin më të lartë të konsumit të kokainës në Europë, me 41% të përdoruesve që kanë konsumuar kokainë, përkundrejt...

”Zgjedhjet e 11 majit”/ Rama: Nuk janë të zakonshme, varet e ardhmja e vendit

Kryeministri Edi Rama ka folur sot nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS lidhur me zgjedhjet e 11 Majit. Ai tha se ky proces zgjedhor nuk do...

Lajme të tjera

Web TV