Zjarret në Maqedoninë e Veriut/ Shkrumbohen mbi 3000 ha tokë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 3000 ha toke janë djegur si pasojë e flakëve përvëluese që kanë përfshirë Maqedoninë e Veriut ditët e fundit, ndërsa beteja për shuarjen e flakëve vazhdon ende.

Qeveria maqedonase para dy ditësh deklaroi gjendjen e emergjencës për 30 ditë ndërsa deri më tani është shënuar dhe një viktimë.

Në një kohë që përpjekjet për të vënë nën kontroll flakët vazhdojnë, po ashtu ka pasur identifikim të disa rasteve për zjarre vënie të qëllimshme.

Për të vënë në kontroll situatën me zjarret, në ndihmë kanë arritur dhe ekipet zjarrfikëse nga Serbia, Bullgaria, Austria dhe ekipet zjarrfikëse nga Sllovenia dhe një avion C27J i quajtur si “Spartan” nga Rumania.

Në kuadër të nismës ‘ Open Balkan”, Maksuti deklaroi se ka patur diskutime për bashkëpunime edhe me Shqipërinë .

Situata me zjarret në Kosovë është nën kontroll në gjithë vendin, megjithëse disa vatra janë ende të pashuara plotësisht. Kështu ka konfirmuar zëdhënësi në Agjencinë e Menaxhimit Emergjent, Nehat Koçinaj. Vatra te zjarrit ende të pa pushuara plotësisht mbetet e parkut kombëtare Bjeshkët e Rugovës Shtupeç dhe Rajoni i Gjilanit, zjarri në Komunën e Vitisë fshati i ri.

 

Të fundit

Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

Një raport i ri i publikuar nga Radio Evropa e Lirë, bazuar në të dhënat e platformës Speedtest për...

26 gusht 1966 – Fillon Lufta Kufitare e Afrikës së Jugut

Më 26 gusht 1966, në Omugulugwombashe të Namibisë veriore, shpërtheu një përplasje e armatosur midis forcave të Afrikës së Jugut dhe luftëtarëve të Organizatës...

Politikat e migracionit në Gjermani, Merkel: Kemi arritur shumë deri tani

Ish-kancelarja Merkel është e befasuar që ende kritikohet për thënien “Do t’ia dalim mbanë”. Ajo mbetet te fjalët e saj, sepse për të, bëhet...

​Diaspora dërgoi mbi 651 milionë euro në Kosovë brenda 6 muajve

Mbi 651 milionë euro ka dërguar diaspora në Kosovë në periudhën janar-qershor të këtij viti. Vlerë kjo mbi 21 milionë euro më shumë, krahasuar...

Flamuri amerikan mbi gjithçka, urdhri i ri i Trump ndez debatet

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar të hënën, 25 gusht, një urdhër ekzekutiv që kërkon nga sistemi gjyqësor të ndëshkojë ata që djegin ose...

Lajme të tjera

Web TV