Abuzoi dhe la shtatzënë 20-vjeçaren me aftësi të kufizuara, Gjykata jep vendimin për Petrit Arapin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për Petrit Arapin, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë me aftësi të kufizuara.

Mbi 56-vjeçarin rëndon akuza për ‘Marrëdhënie me persona të pazotë për t’u mbrojtur’.

Petrit Arapi u ndalua nga policia dy dite me pare dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 20-vjeçare, e cila është me aftësi të kufizuara.

Pas ekzaminimeve të kryera, ka rezultuar se e dëmtuara është shtatzënë.

Ndërkohë, bashkëshortja e të arrestuarit ka mohuar ngjarjen, madje është revoltuar në momentin që e kanë pyetur rreth akuzave të ngritura ndaj të shoqit nga Policia.

Ngjarja është denoncuar në Policinë e Fierit nga familjarët e vajzës së dëmtuar, të cilët kanë përmendur emrin e personit të arrestuar, duke e akuzuar se ka abuzuar me 20-vjeçaren. Ndërsa vetë 56-vjeçari i arrestuar mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV