Bjellorusi/ Vrasja e disidentit, Lukashenko: Për ne, ai ka qenë askushi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lideri autoritar në Bjellorusi Aleksander Lukashenko, ka mohuar pretendimet se shërbimet e tij të sigurisë kanë qenë të përfshira në vdekjen e disidentit Vitaly Shishov, i cili është gjetur i varur në Ukrainë javën e kaluar.

“Kush ka qenë ai për mua dhe Bjellorusinë? Për ne, ai ka qenë thjesht askush”, u ka thënë Lukashenko gazetarëve, transmeton BBC.

Shishov ka qenë duke organizuar ndihmë për bjellorusët që kanë ikur në Ukrainë nga Lukashenko, i cili ka shtypur protestat e nxitura nga zgjedhjet e manipuluara një vit më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar janë duke zgjeruar masat ndaj Bjellorusisë, duke e goditur me sanksione ekonomike.

Lukashenko dhe ndihmësit e tij veçse janë nën sanksionet e Perëndimit.

Marshet kundër Lukashenkos kanë nisur një vit më parë.

Disa javë të protestave kanë qenë sfida më e madhe për udhëheqësinë 27-vjeçare të Lukashenkos si president.

Vitin e kaluar, policia ka ndaluar mijëra protestues teksa ka tentuar të shuajë protestat me topa uji dhe gaz lotsjellës.

Opozita ka thënë që më shumë se 600 të burgosur politikë janë ende nëpër burgje.

 

 

Të fundit

Shqiptarët harxhojnë mbi 100 milionë euro në vit për riparimin e elektroshtëpiakeve

Përhapja e teknologjisë dhe rritja e përdorimit të makinerive që ndihmojnë në punët e shtëpisë po zgjerojnë vit pasi...

Meta: Të hetohet kush i bëri pagesat dhe kujt i dërgoheshin faturat

“Asgjë e re nga takimi i fundit më 27 Maj me prokurorët e SPAK-ut”. Kështu është shprehur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta...

“India po financon luftën ruse”

India po financon luftën ruse në Ukrainë, duke blerë naftë nga Moska. Akuza erdhi nga një bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump,...

“Ju tregoj si zgjidhet problemi i PD, duhen zgjedhje nga baza dhe…”

Dashnor Sula nuk do të jetë më në Kuvend në Shtator, por sërish kërkon që të jetë pjesë e strukturave të PD. Për A2CNN,...

Kredi me zero interes, 20% grant! Kush janë të përzgjedhurit për skemën e re?

Qeveria ka miratuar vendimin që mundëson kredi me interes 0%, të subvencionuar nga buxheti i shtetit. Programi synon të lehtësojë përballimin e kostos së strehimit...

Lajme të tjera

Web TV