Ja çfarë duhet të konsumoni për një kujtesë më të mirë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një mënyrë jetese e vrullshme, stresi dhe mosha ndikojnë negativisht në kujtesën, por kjo mund të ndryshohet nga konsumi më i madh i erëzave.

Ato janë të pasura me antioksidues që përmirësojnë funksionimin e trurit dhe përparësia e tyre është se janë të lira dhe mund t’i shtoni në çdo pjatë.

Origano

Një lugë çaji origano të thatë përmban më shumë antioksidues sesa një filxhan boronica, të cilat njihen si ushqim për trurin. Ato ngadalësojnë humbjen e kujtesës dhe përshpejtojnë punën e trurit.

Përveç kësaj, origano përmban sasi të mëdha të vitaminës B6, e cila përmirëson rrjedhën e oksigjenit në tru, zvogëlon presionin e lartë të gjakut dhe i jep trupit më shumë energji.

Shafrani

Kjo erëz është një aleat kryesor i qelizave të shëndetshme të trurit që ndihmon në rinovimin e tyre, transmeton KP.

Antioksiduesit në shafran i Indisë stimulojnë qelizat burimore të trurit të quajtura NSC që më vonë kthehen në neurone dhe luajnë një rol të rëndësishëm në shërimin e trurit pas sëmundjes ose goditjes në tru.

Kjo erëz parandalon akumulimin e pllakës në enët e gjakut dhe mundëson një rrjedhje më të mirë të oksigjenit në tru.

Kanella

Përveç rritjes së rrjedhës së oksigjenit në tru, kanella ul nivelin e sheqerit në gjak. Kjo erëz është e pasur me vitaminë B, e cila përmirëson punën cerebrale. Studimet kanë treguar se njerëzit që nuhatën kanellë treguan rezultate më të mira në testet e përqendrimit, kujtesës dhe shpejtësisë së reagimeve mendore.

Borziloku

Eliminon lodhjen mendore, përmirëson përqendrimin dhe kujtesën dhe fshin pasojat negative të stresit. Kjo zvogëlon rrezikun e imunitetit të dobësuar, dhe kështu të problemeve njohëse, shkruan All Ëomen Stalk.

Lexo edhe :  5 ditë punë, 2 ditë pushim? Çfarë të bëni që të mos jetoni duke pritur fundjavën

Sherbela

Kjo erëz, si kanella, përmirëson kujtesën dhe përqendrimin, veçanërisht te të moshuarit. Sherbela parandalon zhdukjen e acetilkolinës, një substancë që shoqërohet me kujtesën dhe vëmendjen.

Xhenxhefil

Redukton në mënyrë drastike proceset inflamatore në trup që mund të zvogëlojnë aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin. Kjo erëz përmirëson funksionin e trurit dhe ngadalëson plakjen.

Një studim tajlandez mbi gratë e moshës 50-60 vjeçare që rregullisht merrnin xhenxhefil për gjashtë muaj konfirmoi se funksionet e tyre njohëse dhe kujtesa u përmirësuan dukshëm.

 

Të fundit

Pesë këshilla që duhet të zbatoni nëse dëshironi të keni gjumë cilësor dhe të qetë

Nëse keni vështirësi për të fjetur ose zgjoheni shumë herët, filloni me këto pesë zakone të thjeshta të shëndetshme...

“Nuk ka karta për të luajtur”/ Trump akuzon Zelensky-n si pengesë për paqe

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, ka kritikuar ashpër presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për qëndrimin e tij ndaj Krimesë, duke e quajtur atë një pengesë serioze...

U gjobitën nga BE me 700 milionë euro, Apple dhe Meta “bëjnë rezistencë”: E padrejtë

Bashkimi Evropian urdhëroi gjigandët e teknologjisë Apple dhe Meta që të paguajnë së bashkuë një shumë pre 700 milionë euro. BE lëshoi një gjobë prej...

Premtimi i PS për pasaportën evropiane/ Integrimi mund të përmbyllet brenda dy vitesh!

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, njëherazi kandidat për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste në Tiranë, deklaroi në një...

Kryeministri francez në telashe/ E bija boton librin ku rrëfen dhunën që pësoi në shkollë

Vajza e kryeministrit francez ka pohuar se është dhunuar në një shkollë dhe që babai i saj akuzohet se e ka injoruar gjatë kohës...

Lajme të tjera

Web TV