Të dehur në timon dhe me drogë në makinë, arrestohen 4 persona për vepra të ndryshme penale në Durrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Durrës janë prangosur 4 persona për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e uniformave blu bëhet me dije se një 30 vjeçar, me iniciale B. L, është arrestuar pasi në mjet i është gjetur një sasi lënde narkotike marijuanë.

Ndërkohë që 2 persona janë ndaluar pasu drejtonin mjetin në gjendje të dehur, respektivisht A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, u pak në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë si dhe E. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, u kap në lagjen nr. 13 në Durrës.

Një 42-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dje ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital.

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin B. L., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, Durrës, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në mjetin tip “Volksëagen” me të cilin ky shtetas po lëvizte, kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike marijuanë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. H., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në aksin rrugor Fushë Krujë -Thumanë, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
E. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua në lagjen nr.13, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur;
T. M., 42 vjeç, banues në Durrës, pasi ditën e djeshme në lagjen nr.15, Durrës, ka aksidentuar këmbësoren me iniciale N. M., 69 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ndërroi jetë në spital. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV