Varianti “Delta”/ Shqipëria më e mbrojtur nga imunizimi natyral

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i shëndetit Publik, Erion Dasho, analizon se në vendin tonë “Delta” nuk është shumë agresive për shkak të imunizimit në mënyrë natyrale. “Delta” përhapet më shpejt, por prek me simptoma të lehta personat që e kanë kaluar një herë Covid-19.

Varianti “Delta” është më rezistenti ndaj vaksinave. Këtë e konfirmojnë edhe ekspertët, të cilët thonë se ky variant është më agresiv në përhapjen e shpejtë, pasi edhe vaksinat janë më pak efikase ndaj tij. Personat të cilët e kanë kaluar më parë koronavirusin janë më të mbrojtur se ata që janë imunizuar në mënyrë artificiale. Eksperti i shëndetit Publik, Erion Dasho duke ju referuar shifrave në Shqipëri thotë se vendi ynë është më i veçantë se të tjerët pasi rreth 70% e qytetarëve janë infektuar më parë me një përqindje e vogël janë vaksinuar. “Në rastin e Shqipërisë situata është ndryshe dhe në rastin tonë ne kemi një pjesë të vogël të popullatës, diku te 20 % të imunizuar nëpërmjet vaksinave, por kemi mbi 70 % të popullatës të imunizuar në mënyrë natyrale. Ajo që unë po shoh dhe që më vjen mirë, është që megjithëse varianti “Delta” ka muaj që qarkullon në Shqipëri ai nuk po arrin të krijojë përhapjet masive që ne kemi parë në vendet evropiane”, tha Dasho.

Doza e tretë

Megjithatë eksperti apelon për vaksinim masiv, por kërkon që të përdoren vaksina të cilat janë të njohura nga FDA dhe EMA duke shprehur skepticizëm për Coronavacun. “Vaksinat mbrojnë më pak nga “Delta” sesa mbrojnë nga variantet e tjera, kjo tashmë është provuar. Pra ka një rënie të aftësisë mbrojtëse në çdo vaksinë 10, 20 apo 30 %. Kjo natyrisht kur bëhet fjalë për vaksina cilësore. Raportohet Coronavac se ishte vaksinë e sigurt, ndërkohë në Kinë kishte shpërthime epidemie dhe vdekje”, tha Dasho. Një doze të tretë anticovid do ndihmonte në përballimi më lehtë të infektimit nga varianti më ri. “Mendimi shkencor në Bashkimin Europian është i konsoliduar tashmë se një dozë e tretë ofron mbrojtje shtesë. Sigurisht që tashmë është një dilemë jetike, sepse nëse vendet e zhvilluara do të ofrojnë një dozë të tretë që do të vështirësojë akoma më shumë lëvrimin e dozave drejt vendeve më të varfra”, tha Dasho. Problem për ekspertin mbetet mënyra si u menaxhua mbërritja e variantit Delta, qoftë me mungesën e kufizimeve në kufij, qoftë edhe me izolimin e rasteve të para.

Të fundit

Ministri turk i Turizmit zgjedh Greqinë për pushime: Më duhet të kontrolloj rivalët

Ministri i Turizmit i Turqisë, Mehmet Nuri Ersoy, ftoi një kolumnist ta shoqëronte gjatë pushimeve në Greqi. Gazetari Ahmet Hakan...

“1 në 50 shqiptarë në Britani është në burg”/ Rama sfidon Farage: Absurde!

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në platformën X u është përgjigjur deklaratave të deputetit britanik Nigel Farage. Një ditë më parë deputeti...

Emigracioni sjell 2 mijë € në vit për çdo familje shqiptare,1/4 e tyre nuk ka me se jeton

Në emisionin “Thjesht”, gazetari Neritan Sejamini trajtoi temën e remitancave dhe ndikimit të tyre në ekonominë dhe financat e familjeve shqiptare. Sipas gazetarit shifrat tregojnë...

Tarifat doganore, Trump i bën presion Evropës: Do të mësojë të mos sillet keq

Gjithçka do të varet nga sa “asimetrike” do të jetë marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, sepse një gjë tashmë është e...

Parashikimi i motit për sot, 28 qershor 2025

Shqipëria do të vijojë në masat ajrore të qëndrueshme që sjellin mot të kthjellët gjatë gjithë paradites. Në orët e pasdites dhe në vijim do...

Lajme të tjera

Web TV