Messi mbërrin në Paris, “tërbohen” tifozët jashtë aeroportit (Video)

Lionel Messi mbërrin në Paris dhe tashmë pritet vetëm zyrtarizmi nga ana e klubit të PSG për kontratën dyvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sulmuesi argjentinas do të përfitojë 35 milionë euro në sezon. Rreth mesditës, Messi la shtëpinë e tij dhe u nis drejt aeroportit të Barcelonës me destinacion Parisin. Gazetarët e shumtë pyetën babain e tij nëse po shkonte të firmoste me PSG-në dhe ai e ka thënë po.

I pyetur pse ndodhi ndarja me Barcelonën, i ati u përgjigj: Pyesni klubin, zbulojeni atje. Pas më pak se dy orë fluturim, Messi mbërriti në Paris, ku kishin dalë mijëra tifozë në pritje të tij.

 

Ovacione të shumta për yllin e botës, teksa tashmë nis një epokë e re. Do të jetë një pasdite e ngjeshur për yllin e Argjentinas.