Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Izraeli ishte zhgënjyese për Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se njohja e shtetësisë së Kosovës nga Izraeli ka qenë zhgënjyese për Serbinë.

Vuçiç ka thënë të martën (10 gusht) se gjatë bisedës telefonike me presidentin e ri të Izraelit, Isaac Herzog, ka shfaqur shpresën se, Serbia dhe udhëheqja e re izraelite do të përparojnë raportet dypalëshe.

“Presidenti Vuçiç ka shfaqur pritjen se presidenti Herzog dhe Izraeli do të vazhdojnë të mbështesin dialogun Beograd- Prishtinë, i cili për Serbinë është mënyra e vetme e zgjidhjes së çështjes së ndjeshme të Kosovës”, thuhet në komunikatën e presidencës serbe pas bisedës telefonike.

Kosova dhe Izraeli kanë vendosur marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021.

Njohja e ndërsjellë mes këtyre dy vendeve ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin ekonomik të arritur në Uashington të SHBA-së më 4 shtator 2020.

Marrëveshja e Uashingtonit, ishte nënshkruar asokohe nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në prani të ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

Marrëveshja gjithashtu parashihte që Kosova të hap ambasadën në Jerusalem ndërsa Serbia ta zhvendoste nga Tel Avivi në Jerusalem.

Kosova e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem, ndërsa Serbia ende nuk e ka zhvendosur të veten.

Sipas komunikatës, gjatë bisedës telefonike me presidentin e Izraelit, Vuçiç ka thënë se diskutimet do të kontribuojnë në një mirëkuptim më të madh mes dy vendeve.

“Ne e vlerësojmë si shumë të rëndësishme që Serbia dhe Izraeli, përmes bashkëpunimit, të kontribuojnë në zgjidhjen politike dhe paqësore të të gjitha mosmarrëveshjeve, konflikteve dhe çështjeve të hapura”, ka thënë Vuçiç.

Siç thuhet, Izraeli është një nga investitorët më të rëndësishëm në Serbi, dhe këto investime përfshijnë fushën e transportit dhe atë të pasurive të paluajtshme.

Lexo edhe :  Greqia, një ‘gjysmëringjallje’ në vendin e pushtuar nga turistët dhe varfëria

Të dy presidentët, sipas njoftimit, deklaruan se ka hapësirë për të zgjeruar bashkëpunimin përfshirë rritjen e nivelit të tregtisë, dhe se hapja e zyrës përfaqësuese të Odës Ekonomike Serbe në Izrael i ka dhënë shtysë këtij qëllimi./REL

 

Të fundit

Goditi punonjësen e OSHEE-së, kapet pas dy muajsh 38-vjeçari

Policia e kryeqytetit ka ndaluar një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, pasi dy muaj më parë ka goditur me...

FIFA po shqyrton përjashtimin e Iranit nga Kupa e Botës në vitin 2026

Më 25 mars, Irani zyrtarisht u kualifikua për Kupën e Botës FIFA 2026, duke u bërë skuadra e gjashtë e kualifikuar për turneun që...

“Ke 12 orë për të shpëtuar veten ose do të të dërgoj në ferr!”

Më 13 qershor, ndërsa Izraeli filloi të bombardonte lokacionet bërthamore dhe të vriste udhëheqësit ushtarakë të Iranit, agjentët e Mossadit po kryenin një fushatë...

Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim. Shpresoj që të ketë pasur sukses

Nga Antony J. Blinken* Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre objekteve bërthamore të Iranit ishte i pamenduar dhe i panevojshëm. Por tani që është...

Çmimet e makinave klasike po bien ndjeshëm këtë verë, ja modelet më të prekura

Tregu i makinave klasike po përjeton një tronditje këtë verë, pasi disa nga modelet më të njohura të para viteve 1980 po humbin ndjeshëm...

Lajme të tjera

Web TV