Messi nuk e ndryshon ‘traditën’, zgjedh numrin 30 tek PSG (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Transferimi i Leo Messit tek Paris Saint Germain ishte jo vetëm lëvizja më e bujshme e kësaj merkatoje verore, por ndoshta e gjithë historisë së futbollit.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë (Pretendent kryesor edhe per te 7-tin) u largua nga Barcelona pas 21 vitesh aty ku u rrit dhe bëri historinë si lojtari më i mirë i klubit dhe ndoshta më i miri i botës.

PSG e afroi menjëherë në ekip, argjentinasin si për ti vënë yllin në majë ‘pemës së merkatos’ e cila këtë merkato është stolisur edhe me blerje të tjera ‘Big’ si Donnaruma, Hakimi, Ramos apo edhe Ëijnaldum.

Në Paris dje ishte “Messi day” ose thënë ndryshe dita e Messit me pleshtin që zbarkoi në kryeqytetin francez, kreu vizitat mjekësore dhe hodhi të zezën mbi të bardhë krah sheikut Al-Khelaifi.

Messi hyri edhe në stadiumin Parc De Prince aty ku veshi mbi supe edhe fanellën e re, me numër 30. Është pikërisht ky numri i zgjedhur nga argjentinasi për këtë sezon, që duket se po ndjek të njëjtat hapa që ndoqi edhe me Barcelonën. Argjentinasi në fillimet e tij tek katalanasit, mbante mbi supe numrin 30, për të kaluar më pas tek numri 19, e më pas tek numri 10.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Leo Messi (@leomessi_manager)

Të fundit

Inter-Napoli, nis gara për sulmuesin që kushton 78 mln euro!

"Gazzetta Dello Sport" raporton se Inter dhe Napoli janë në konkurrencë të fortë për të rikthyer në Serie A,...

Si e pëson ekonomia e Shqipërisë nga konflikti Izrael-Iran-SHBA

Nga nafta e drithi, te energjia elektrike apo lëndët e para për industrinë, bashkë me anulimin e kontratave në turizëm... përshkallëzimi i konfliktit mes...

Kush është gruaja që po përgatitet për t’u bërë shefja e re e SPAK-ut?

ELTON QYNO - Vetëm 1 muaj nga finalizimi i garës për kreun e Byrosë Kombëtarë të Hetimit (BKH), një lëvizje e papritur është marrë...

Papa Leon bën thirrje për diplomaci: “Në rrezik dinjiteti njerëzor”

Papa Leon i është bashkuar thirrjeve për rikthimin e diplomacisë në Lindjen e Mesme pas një nate tjetër konflikti në rajon. Papa tha se lajmi...

 Unaza e grusht-shteteve që po revolucionarizon Afrikën

Artikulli i Zachariah Mampilly trajton valën e grusht-shteteve në rajonin e Sahelit në Afrikë gjatë gjashtë viteve të fundit, duke analizuar shkaqet, politikat e...

Lajme të tjera

Web TV