Zjarret në vend, Peleshi: Kemi ende 9 vatra zjarri aktive, kritikja është në Kukës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në një prononcim për mediat, ka treguar se Gadishulli i Karaburunit, nuk ka asnjë vatër zjarri aktive. Megjithatë ai tha se kjo nuk shihet si triumf, pasi ka ende ditë të tjera të nxehta.

Më tej Peleshi tregoi se aktualisht ndodhen 9 vatra zjarri aktive, ndërsa shtoi se më problematiket janë ato të Kukësit.

“Ndodhemi pranë vatrës më serioze. Nuk jemi në një moment triumfi përfundimtar, por të paktën për këtë zonë që na ka munduar, sot mund të themi që ka zero vatra zjarri. Sot Gadishulli i Karaburunit është i qetë, pa vatra zjarri. Por kemi ende shumë ditë të nxehta përpara, çdo gjë mund të ndodhë.

Jemi të përgatitur dhe të gatshëm për të përballuar çdo gjë, por mirë. Kemi ende 9 vatra zjarri aktive, më kritikja është në Kukës. Kemi 175 vatra zjarri të shuara, kemi rreth 3 mijë trupa në rang vendi të angazhuara, kemi 1.500 forca zjarrfikëse në të gjithë vendin”, tha Peleshi.

 

 

Të fundit

Skandal në Gramsh, 70 fëmijë helmohen nga ushqimi në kopsht

Gjatë gjithë kësaj jave dhjetëra fëmijë në Gramsh kanë shfaqur sheja helmimi i cili dyshohet se ka ardhur nga...

Izraeli vret 9 fëmijët e një mjekeje në Gaza, regjistrohen 70 viktima në 24 orë

Një sulm ajror izraelit në Gaza goditi shtëpinë e një mjekeje dhe vrau nëntë nga 10 fëmijët e saj. Këtë e konfirmon spitali Nasser...

Avioni që mban avionë… Si do ta përdorë SHBA këtë makineri gjigante?

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po shqyrtojnë mundësinë e përdorimit të një prej arritjeve më mbresëlënëse të inxhinierisë ajrore - aeroplanin WindRunner, aktualisht në...

E bujshme: Cristiano Ronaldo drejt Kupës së Botës për Klube!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka lënë të hapur mundësinë që Cristiano Ronaldo të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube që zhvillohet...

Jessica Alba në një romancë të re, pas divorcit të bujshëm

Jessica Alba duket se ka rigjetur dashurinë! Pas divorcit para 5 muajsh, aktorja u pa duke u puthur me një burrë misterioz në Londër,...

Lajme të tjera

Web TV