Ali Ahmeti: “Open Balkan” nuk është ripushtim i Kosovës!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javë më parë, liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë u mblodhën në Forumin e Shkupit duke e pagëzuar nismën e “minishengenit ballkanik” si “Open Balkan” ose “Ballkani i Hapur”, nismë në të cilën Kosova refuzon të marrë pjesë.

Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, vlerëson se Kosova duhet të shohë interesin e saj në raport me zhvillimet rajonale, por thotë se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” nuk është përgatitje për një “ripushtim të Kosovës”.

Ahmeti thotë se Kosva duhet të pranojë atë çfarë është e dobishme për të e më pas të vendosë nëse dëshiron t’i bashkohet kësaj nisme.

“Gjërat nuk duhet të merren me emocion, gjërat duhet parë me gjakftohtësi, çka është e dobishme për Kosovën të pranohet, çka mund të jetë e dëmshme mos të pranohet. Por nga këto nisma unë nuk shoh që përgatitet ndonjë ripushtim i Kosovës, kjo është nismë që vullnetarisht mund t’i bashkëngjiten edhe vendet e tjera të rajonit, mund të mos i bashkëngjitën, secili shtet sheh interesat e veta, aty ku rrezikohen e kërcënohen interesat e shtetit sigurisht që nuk i bashkëngjitet një nisme të tillë”, thotë Ahmeti.

Ahmeti thotë se Maqedonia e Veriut është e përkushtuar në rrugën e saj evropiane, ku shton se përderisa i gjithë rajoni e synon anëtarësimin në Bashkimin Evropian, nevojitet bashkëpunim dhe se pa paqe dhe siguri vendet e rajonit nuk do të arrijnë në BE.

Sot kur bëhen dy dekada prej nënshkrimit të marrëveshjes e cila i dha fund konfliktit në mes të shqiptarëve dhe maqedonasve, Ahmeti thotë se ai dokument ishte faktor i rëndësishëm për normalizimin e raporteve në mes të dy komuniteteve.

Megjithatë, kjo marrëveshje nuk ka gjetur zbatim të plotë, ku përmend ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe.

Lexo edhe :  Tërmeti ‘’shkund’’ ishullin Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda

“Te zbatimi i ligjit të gjuhës shqipe ka ngecje, por sigurisht që duhet më shumë përkushtim por edhe ndërgjegjësim edhe të palës maqedonase sepse ka nga pala maqedonase që e bojkotojnë, që e anashkalojnë, këto janë çështje me të cilat jemi përballë tash e 20 vite dhe nuk duhet shumë të dëshpërohemi sepse të tjerët nuk punojnë me dinamikën që kërkojmë ne. Jam shume i sigurt që me investimet në kuadro që kemi bërë do të përshpejtohen këto procese”, thotë ai.

Ahmeti thotë se në Maqedoninë e Veriut vazhdon të ketë sektorë ku shqiptarët nuk janë të përfaqësuar. /Kosovapress/

 

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV