Në Kosovë nuk është arritur imuniteti kolektiv kundër Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, ka thënë të enjten, se pas analizave që janë bërë nga shpërthimi i pandemisë, është vërtetuar se në Kosovë ende nuk është arritur imuniteti kolektiv kundër koronavirusit.

Në një konferencë për media me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Ramadani ka bërë thirrje për vaksinim, duke thënë se imunizimi është zgjidhja e vetme për mposhtje të pandemisë. “Rezultatet tregojnë se vetëm 38.8 përqind e popullatës e ka kaluar koronavirusin, që do të thotë se rezultatet tregojnë qartë se akoma s’është arritur imuniteti kolektiv i kënqashëm që duhet për t’u mbrojtur në mënyrë natyrale nga COVID-19”, ka thënë ai. Sipas Ramadanit, pjesa më e madhe të infektuarve aktualisht në Kosovë është nën moshën 50-vjeçare. Për këtë arsye, ai ka bërë thirrje për vaksinim të moshave të reja dhe ka thënë se autoritetet janë duke shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të fëmijëve nga mosha 12-vjeçare. “Fuqishëm rekomandojmë vaksinimin e personave mbi 18 vjeç.

Tashmë Komiteti për Imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë është duke shqyrtuar mundësinë e vaksinimit të moshave 12 deri në 15 vjeç me prioritet, sipas indikacioneve shëndetësore”, ka thënë Ramadani. Qeveria e Kosovës ka miratuar të enjten masat e reja për luftim të pandemisë së koronavirusit. Në mesin e masave është përfshirë edhe dëshmia për vaksinim kundër këtij virusi për të hyrë në klube të natës, diskoteka, dasma dhe ahengje tjera familjare me mbi 100 persona, nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Në mungesë të dëshmisë për vaksinim, duhet të prezantohet testi negativ në koronavirus, jo më i vjetër se 72 orë, testi antigjen jo më i vjetër se 48 orë, ose dëshmia për tejkalim të koronavirusit brenda 180 ditëve. Dëshminë për vaksinim duhet ta kenë edhe personat që punojnë në këto biznese dhe kanë kontakt me njerëz. Bizneset do të detyrohen që të angazhojnë dikë që të kontrollojë dokumentet e kërkuara për të fituar qasje nëpër organizime. Personat nën moshën 18-vjeçare nuk janë të detyruar të prezantojnë këtë dëshmi, përveç rasteve kur hyjnë në klube të natës.

Shifrat ditore të të infektuarve

Autoritetet shëndetësore në Kosovë janë duke regjistruar rritje të numrit të të infektuarve me koronavirus në javën e fundit. Vetëm të enjten janë regjistruar dy viktima me koronavirus. Viktimat janë nga Suhareka dhe Vitia. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 1,009 raste të infektimit, pas testimit të 6,784 mostrave. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë të moshave nga 20 deri në 29 vjeç, përkatësisht, 269 persona. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se më 12 gusht janë shëruar 82 pacientë nga sëmundja COVID-19, derisa raste aktive janë 4,414. Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 112,653 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,276 kanë vdekur.

Lexo edhe :  Forcat rezervë shtesë arrijnë në mbështetje të KFOR-it

Gjashtë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia e Veriut ka regjistruar të enjten gjashtë të vdekur me sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë: nga dy në Shkup (75 dhe 76 vjeç) dhe Tetovë (53 dhe 77 vjeç) dhe nga një në Gostivar (58) dhe Manastir (79). Të gjithë kanë ndërruar jetë nëpër spitale. Sipas raportit, nga 5,390 testet e bëra janë regjistruar 639 raste të reja me COVID-19. Më shumë të infektuar janë regjistruar: Shkup – 218, Tetovë – 113, Gostivar – 99, Strumicë – 37, Kumanovë – 34 dhe Kërçovë – 32. Sipas autoriteteve, 22 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 159,908, numri i pacientëve të shëruar është 150,635, numri i vdekjeve 5,527, kurse numri i rasteve aktive është 3,746.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rritjen e interesimit të qytetarëve për t’u vaksinuar. Sipas njoftimit, deri të enjten janë dhënë mbi një milion vaksina. “Interesimi për vaksinimin është rritur ndjeshëm. Vaksinimi po zhvillohet pandërprerë në të gjithë vendin. Gjithsej 1,016,700 doza vaksinash janë aplikuar prej tyre 454,788 qytetarë kanë marrë nga dy doza”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. “Vaksinat janë të sigurta dhe efektive dhe janë mënyra e vetme për të mposhtur pandeminë. Vetëm vaksinimi i plotë parandalon formën e rëndë të sëmundjes, zvogëlon mundësinë e sëmundjes dhe humbjen e jetëve”, thuhet në njoftim. Maqedonia e Veriut nga data 16 gusht rikthen masat shtrënguese, ndalimin e punës në hapësirat e mbyllura në sektorin e gastronomisë, restorante e sallone dasmash, që besohet të jenë shkaktarët e përhapjes së virusit.

 

 

Të fundit

‘Bisha’ presidenciale e Donald Trump, cilësohet si automjeti më i sigurtë në botë (FOTO)

Donald Trump do të udhëtojë me një Cadillac One. E etiketuar si “Bisha”, limuzina presidenciale është automjeti më i...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini me çorape?

Gjumi me çorape shpesh shkakton debate të mëdha. Disa e duan atë, veçanërisht gjatë dimrit, ndërsa për të tjerët vetë mendimi për të shkakton...

Rikthehen kreditë e buta! Mungonin në Elbasan që prej vitit 2012. Këtë vit ka 85 kuota

Pas pothuajse një dekade në Elbasan është rikthyer programi social i strehimit “Subvencionimi i Interesave të Kredisë”, i njohur ndryshe si kreditë e buta. Me...

Rutte: Evropa do të paguajë armët e SHBA-së për Ukrainën

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka bërë thirrje që SHBA-ja të vazhdojë ta furnizojë Ukrainën me armë dhe se Evropa do ta...

Rriten kostot e ngjitjes në Everest/Alpinistët do të paguajnë 14,500 € në sezonin e pikut

Ngjitja e Everestit po bëhet më e shtrenjtë pasi Nepali ka vendosur të rrisë tarifat e lejeve me 36% për herë të parë në...

Lajme të tjera

Web TV