Tkurrja e popullsisë, të huajt nuk mjaftojnë për të kompensuar largimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Popullsia e Shqipërisë është prej dekadash tashmë në rënie të vazhdueshme vit pas viti për shkak të tendencës së fortë për të emigruar jashtë. As rikthimet e të larguarve e as afrimi i azilkërkuesve apo i të huajve që kërkojnë të punojnë në Shqipëri nuk kanë mundur të kompensojnë këtë rënie të fortë.

Të dhënat zyrtare të INSTAT flasin për mesatarisht 40 mijë emigrantë të rinj çdo vit, veçanërisht të rinj. Një fenomen që nuk u ndal as përgjatë vitit të pandemisë, kur u larguan 23,854 shqiptarë. Numri i të rikthyerve ndërkohë është vetëm sa gjysma e atyre që largohen. Gjatë daljeve të ndryshme në publik të kryeministrit, ai shpesh ka deklaruar se shumë kompani kanë zgjedhur të punësojnë të huaj për të kompensuar humbjet në fuqinë punëtore. Megjithatë të dhënat e fundit të disponueshme, tregojnë se në vendin tonë jetojnë vetëm 13,500 të huaj me leje qëndrimi dhe 11,890 të huaj të parregullt. Numër i pamjaftueshëm për të kompensuar qoftë edhe një vit emigracion.

Italia, Kosova dhe Turqia janë vendet kryesore të origjinës të imigrantëve të rregullt, nga të cilët vetëm 55% janë të interesuar për punësim. Pjesa tjetër vijnë kryesisht për të qëndruar pranë familjes, apo për studime dhe arsye të tjera. Ndërsa imigrantët ilegalë vijnë kryesisht transit nga Iraku, Siria dhe Maroku për të mbërritur në vendet e Bashkimit Europian. Ndërsa shtetasit nga vende si Pakistani, që mund të synojnë një vend pune në Shqipëri janë ende shumë të paktë në numër, me rreth 500 persona, për shkak se jo vetëm Europa, por edhe rajoni ofron paga dhe kushte më të kënaqshme.

Lexo edhe :  Rama prezanton strategjinë e punësimit, me objektiv arsimin profesional

 

Të fundit

113 vite më parë ”Titanic”-u nisi udhëtimin e parë dhe të fundit

Më 10 prill 1912, ”Titanic”-u u nis nga Southampton, pak pas mesditës, duke nisur zyrtarisht udhëtimin e tij të...

Çifti Michelle – Barack Obama u përfolën për divorc, por si qëndron e vërteta?

Michelle Obama duket se prej kohësh është në qendër të thashethemeve që s’kanë as kokë e as bisht, por në fund të ditës, e...

FSHF i mbyll stadiumin Vlorës, ja çfarë ndëshkimi u mor për Tiranën pas fitores në derbi

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës së FSHF ka dhënë disa vendime pas incidenteve në ndeshjet e javës së kaluar. Vendimet e plota: KF Tirana, për sjellje...

Fushatë me paga, pensione e taksa/ Sa realiste janë premtimet e dy forcave kryesore ?

Programe realiste e jo premtime elektorale, paqe fiskale apo zbritje e taksave dhe mbështetje e shtresave në nevojë. 2 forcat politike vetëm pak javë para...

Kodrinat misterioze 2000-vjeçare të Amerikës

Nga Brandon Withrow - BBC/ Të ndërtuara nga një qytetërim misterioz që nuk la pas asnjë të dhënë të shkruar, këto struktura gjigante janë tani...

Lajme të tjera

Web TV