Basha bie dakord me Ramën për strehimin e qindra afganëve në Shqipëri: Kemi detyrime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të qeverisë shqiptarë për të pranuar përkohësisht qindra afganë në vendin tonë.

Lideri i opozitës shkruan se është pro strehimit të afganëve në vendin tonë, ndërsa thekson se Shqipëria duhet të bëjëpjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë.

“Si anëtare e NATO-s, Shqipëria gëzon të drejta dhe detyrime. Nga këto detyrime lindin përgjegjësitë për të qëndruar pranë partnerit tonë strategjik SHBA dhe aleatëve tanë në zgjidhjen e krizës humanitare që po precipiton në Afganistan. Shqipëria duhet të bëjë, ashtu sikurse e kemi bërë më parë, pjesën e saj, në proporcion me kushtet dhe mundësitë tona. Empatia dhe solidariteti kundrejt atyre që kanë luftuar për të krijuar një rend demokratik në Afganistan, nuk mund të mungojë”, shkruan lideri i PD.

Gjithsesi edhe pse afganët e dakordësojnë me Ramën, Basha ka kritikuar qeverinë, e cila sipas tij e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët shqiptarë.

“Rreziqet mbi identitetin tonë kombëtar, si pasojë e shpopullimit të Shqipërisë, nuk lindin si pasojë e zgjidhjeve strategjike në kuadër të NATO-s dhe bashkëpunimit strategjik me SHBA, por për shkak të keqqeverisjes së pakicës që e ka bërë vendin të pajetueshëm për qytetarët. Sikurse është detyra jonë të jemi në lartësinë e angazhimeve ndërkombëtare, është po ashtu detyra jonë të jemi në lartësinë e sfidave që ka Shqipëria, për të patur një qeveri që punon për njerëzit dhe mbështet aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me dinjitet dhe mirëqenie në vendin e tyre”, shkruan Basha.

Të fundit

23 maj 1431/ Zhan d’Ark, djegia në turrën e druve e ktheu në mit

Përgatiti: Leonard Veizi Për të, dhe bëmat e saj ka libra pa fund. Figura e saj ka frymëzuar për shekuj...

Vranësira dhe orë me diell, si parashikohet moti për ditën e sotme!

Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe...

Spitali për kafshët dhe spitali për njerëzit

Nga Leonard Veizi Kur dëgjova se në Shqipëri ishte ndërtuar një nga spitalet më të mëdha në Europë për kafshët, m’u mbush zemra me krenari...

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit, 30 Maj 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 86.2 lekë dhe do të shitet me 87.5 lekë. Euro do të...

Policia e Fierit njofton planin e masave për turin e 82-çiklistik, ja rrugët që bllokohen

Policia e Fierit ka njoftuar se ditën e nesërme do të merren masa për garantimin e sigurisë rrugore dhe mbarëvajtjen e etapës së fundit...

Lajme të tjera

Web TV