Shkencëtarët italianë: Rrezet e diellit vrasin COVID-in brenda dhjetëra sekondash

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rrezet e diellit janë në gjendje të shkatërrojnë COVID-in për pak sekonda, sipas hulumtimit të shkencëtarëve italianë nga Universiteti Statale në Milano (departamenti i Luigi Saco), Instituti Kombëtar i Astrofizikës (Inaif) dhe Instituti Kombëtar për Tumoret.

Një nga autorët e studimit, profesor Mario Clerici, drejtor i Departamentit të Fiziopatologjisë dhe Transplantimit në Poliklinikën në Milano, profesor i imunologjisë në Universitetin Shtetëror dhe drejtor shkencor i Fondacionit Don Gnocchi në Milano, thotë se ky nuk është një fenomen i kufizuar vetëm në Sars -KoV-2.

Kur u pyetën nëse rrezet e diellit kanë ndikim në epideminë COVID-19, përgjigja është “po”, sipas një studimi të mjekëve dhe astrofizikanëve italianë të cilët në 18 muaj kërkime dhe krahasime të të dhënave me ekspertë nga vende të tjera arritën në përfundim se rrezet e diellit vrasin virusin për pak sekonda, transmeton KP.

Profesori Clerici thotë se ky nuk është një fenomen i kufizuar në Sars-KoV-2, dihet që nga vitet 1960 që rrezet e diellit vrasin viruset, mbi të gjitha viruset ARN si të gjitha coronaviruset, që do të thotë grip, fruthi dhe rotavirusi.

“Ne kemi parë që virusi rritet aty ku ka qenë më pak rrezet e diellit dhe u ul aty ku kishte më shumë. Hulumtimi më i fundit me rrezet UVA dhe UVB që arrijnë në Tokë, tregon se edhe ato kanë mjaftueshëm disa dhjetëra sekonda për të vrarë virusin në verë”, tha Clerici për mediat e huaja.

Sa i përket të dhënave që lidhen me rrezet UVC, Clerici thotë se po punojnë në prodhimin e pajisjeve që do të jenë të dobishme për dezinfektimin e klasave, autobusëve, metrosë, ambienteve edhe kur ka njerëz në to.

Lexo edhe :  USAID në epokën e Musk dhe Trump: A është kjo fundi i një epoke?

“Ne jemi duke punuar se si të përfitojmë nga doza të mëdha të rrezeve UVA dhe UVB me kalimin e kohës, sepse nëse qëndroni në diell për një kohë të gjatë do të digjeni, dhe ne po shikojmë se si të bëjmë llamba që do të lëshojnë dritat pulsuese afatshkurtra që do të jenë në gjendje të vrasin virusin duke i dezinfektuar ambientet”, tha Clerici.

Varianti delta po bëhet problem te njerëzit që nuk janë vaksinuar, por Clerici mendon se e gjithë kjo do të kalojë së shpejti dhe se një dozë e tretë e vaksinës nuk do të jetë e nevojshme.

Të fundit

PD në protestë/ Rama: Shqiptarët të çojnë kënetën drejt tharjes

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën që pritet të zhvillojë opozita në orën 17:00 para Kryeministrisë. Rama...

E trishtë/ Ndahet nga jeta nga jeta aktori i njohur (EMRI+FOTO)

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Annie Hall” dhe “Serpico”, Tony Roberts, ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, pas një beteje...

Vatikan, rumuni hyn në Bazilikën e Shën Pjetrit dhe rrëzon gjashtë shandanë

Një incident i rëndë u shënua një ditë më parë në Bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan. Një person me origjinë runmune hyri në bazilikë dhe rrëzoi...

Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Viti turistik nis i mbarë për Shqipërinë teksa për muajin janar shënohen 14.5% më shumë turistë se një vit më parë. Sipas ministrisë së Turizmit...

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë një sërë vendimesh që, pa...

Lajme të tjera

Web TV