Çesk Zadeja, kompozitori ndikues te pasardhësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me krijimtarinë e tij ai vazhdon të mbetet ndër më ndikuesit e brezave pasardhësdhe. Nën drejtimin e tij janë diplomuar dhjetra muzikantë të suksesshëm. Po aq ai ishte dhe një prej themeluesve të institucioneve muzikore në Shqipëri…

…Çesk Zadeja u lind më 8 qershor të vitit 1927 në Shkodër, në një familje qytetare dhe mësimet e para, i mori në vendin e lindjes, në shkollën françeskane, – ku krahas mësimit të përgjithshëm, merr dhe njohuritë e para të muzikës. Ishte anëtar i korit të Kishës Françeskane që drejtohej nga kompozitori i shquar patër Martin Gjoka dhe më vonë nga Filip Mazreku e Prenk Jakova. Shfaqi që herët talentin e tij dhe në moshën 14-vjeçare studion në Accademia di Santa Cecilia në Romë, Itali, me kompozitorin Umberto Semproni.

Radio Shkodra

Pas çlirimit të vendit, në vitet 1946-1947, punon në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor, kurse pas dy viteve shërben në ushtri, deri në vitin 1951. Në vitet 1949-1951, kryen shërbimin ushtarak por edhe në rolin e dirigjentit në Ansamblin Artistik të Ushtrisë.
Çeskun e dërgojnë në Moskë për studime muzikore, në degën e kompozimit në Konservatorin Petar Iliç Çajkovski të Moskës, në klasën e profesorëve dhe kompozitorëve M.I.Cukalli, Bogatyrieff dhe Tchullaki. Si student i dalluar, kthehet në Shqipëri dhe në vitet 1957-1962 emërohet si udhëheqës artistik në Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore të Tiranës, i cili sapo ishte formuar, ku Çesk Zadeja zhvilloi një veprimtari të dendur si krijues e organizator i jetës muzikore.

Themeluesi

Është një prej formuesve të shumë institucioneve muzikore si dhe drejtues i tyre, siç janë: Konservatori (sot Akademia e Arteve) ku punoi si pedagog midis viteve 1962-1965, e më pas emërohet si udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit, deri në vitin 1966. Në vitet 1966-1972 zgjidhet kryetar i degës së muzikës në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) dhe në vitin 1972, si kompozitor, në profesion të lirë. Sërish bëhet udhëheqës artistik në Teatrin e Operës dhe Baletit në vitet 1973-1979, kurse në vitin 1979 del në profesion të lirë, deri në vitin 1990, për t’u kthyer në vitet 1993-1994 si pedagog në Akademinë e Arteve, ku jep kompozicion dhe muzikologji. Profesor Zadeja si kompozitor është emblemë kombëtare, duke kaluar në mit, pasi potenciali i tij krijues e ka bërë një personalitet të shquar të muzikës bashkëkohore shqiptare, i cili njëkohësisht i takon brezit të parë të kompozitorëve të shkolluar, duke vënë bazat e muzikës klasike, ashtu si nga aspekti i melodisë, ritmit, por edhe stilit. Si pedagog, ka dhënë vite të tëra kontribut të jashtëzakonshëm dhe shumë të çmuar.

Lexo edhe :  Dy fronte vendimtare në Luftën e Dytë Botërore: Pushtimi i Sicilisë dhe Beteja e Kurskut

Udhëheqësi i diplomave

Shumë kompozitorë që janë bartës të veprimtarive muzikore sot në Shqipëri, janë diplomuar nën drejtimin e kompozitorit Zadeja. Nëse shohim listën e të diplomuarve, do të vërejmë se sot kreu i krijimtarisë muzikore përbëhet nga kompozitorët e diplomuar nga profesor Zadeja dhe disa prej tyre nuk janë më gjallë. Por kontributi i tyre ka qenë i madh, siç janë: Tonin Harapi apo Kujtim Laro; Thoma Gaqi, Agim Krajka, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Kozma Lara, Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Ali Spahiu, Arian Avrazi, Ferikal Daja, Vangjo Nova, Fatos Qerimaj, Ihsan Shehu e dhjetëra të tjerë.

Ndikimi

Ndikimi i krijimtarisë së Zadesë ishte i madh te një sërë krijuesish të tjerë që ndiqnin rrugën e këtij krijuesi, pasi veprimtaria e Zadesë në lëmin e kompozimit e në tërësinë e saj ka qenë mbizotëruese, superiore dhe udhërrëfyese për brezat, të cilat i ka mësuar si pedagog në Akademinë e Arteve të Tiranës. Vdiq në Romë në 15 gusht 1997.

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV