“Lojtarët ndiheshin të mashtruar me Bartomeu”/ Pique flet ‘pa doreza’ dhe publikon videon e veçantë me Koeman

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gerard Piqué nuk la askënd pa komentuar në live-n e tij të parë në Twitch. Pasi komentoi çështje të ndryshme të tilla si shkurtimi i pagave, e ardhmja e Barcelonës apo arbitrazhet e Real Madrid, mbrojtësi qendror katalanas iu përgjigj pyetjes në lidhje me marrëdhënien e tij me Joan Laporta dhe ish -presidentin e klubit, Josep María Bartomeu.

I ballafaquar me pyetjen në lidhje me raportin e tij me të dy, Piqué ishte i drejtpërdrejtë në përgjigjen e tij: “Unë kam raporte më të mira me Laportan sesa me Bartomeu . Disa lojtarë ndiheshin të mashtruar nga Bartomeu.

Me Laporta ka më shumë marrëveshje. Ai po vendos rendin, ka përsëri hierarkitë që në të kaluarën mungonin”.

Përtej marrëveshjes me presidentët e saj, Piqué gjithashtu u bë nostalgjik, duke publikuar një video në Twitter, që daton 30 vite më parë.

Në të shfaqet duke kërkuar një autograf në një fletë gazete dhe më pas duke bërë fotografi me trajnerin e tij aktual, Ronald Koeman. Një dashuri për fanellën Blaugrana, ajo e Piqué, e cila ka zgjatur për një jetë.

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV