“Shqipëria ka 1000 halle të vetat”, Rama i përgjigjet qytetares: Nuk ka qenë asnjëherë më mirë dje se sa sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë detaje nga strehimi i afganëve që ka marrë përsipër.

Rama thotë se afganët që do të vijnë në vendin tonë nuk do të qëndrojnë në Shqipëri, por do të largohen në SHBA sapo t’u jetë bërë dokumentacioni për të jetuar atje.

”Ata nuk do të qëndrojnë në Shqipëri po do të largohen për në SHBA pasi t’u jetë bërë i gjithë dokumentacioni për të jetuar atje”- shkruan Rama.

Këto informacione Rama i ka dhënë gjatë një replike me një komentues në FB, teksa qytetarja e kritikon kryeministrin se Shqipëria nuk mund të marrë përsipër emergjenca të shteteve të tjera kur dhe vetë është në emergjencë.

”Ato nuk krijojne probleme, dhe eshte edhe shume e dobishme ti ndihmojme popullatat ne veshtiresi, ne shqiptaret ne rradhe te pare qe kemi 30 vjet ne emigracion e dime cfare do te thote te te mirpresin ne nje vend te huaj.
Per mendoj edhe qe Shqiperia ka 1000 halle nga te vetat dhe nuk mund te mendoje per te tjeret.
Si mund te integrohen keto popullsi qe viene ne nje shoqeri qe nuk i siguron dot te mirat bazike qytetareve te vet.??
Nje shoqeri ku pensionisti mer 15.000 lek dhe shkalla e papunesise se popullssise attive ne pune eshte ne nivele te jashtezakondeshme???
Ka nje emergjence sociale ne shoqerine shqiptare pa precedent, shteti nuk mund te marri persiper edhe emergjencat e shteteve te tjera.”- shkruan Leda Allgjata.
Rama e siguron se Shqipëria nuk ka qenë asnjëherë më mirë se sa sot.

”Shkalla e papunësisë në Shqipëri është më e ulëta në rajon thotë Banka Botërore. Sa për emergjencën sociale pa precedent, Shqipëria s’ka qene asnjehere me mire dje se sa sot dhe shumë më mirë duhet e do të bëhet. Keto jane faktet, te tjerat jane opinione.”- shton Rama.

Të fundit

Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin, ja çfarë duhet të dini

Arrorët janë të pasur me yndyrna polio-të-pangopura shumë të shëndetshme për zemrën. Ato janë të pasura me fibër, proteinë,...

AAPSK dyfishon të ardhurat nga administrimi i pasurive të sekuestruara në vitin 2024

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara (AAPSK) ka dyfishuar të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara dhe konfiskuara në vitin...

11 maji/ KQZ miraton regjistrimin e 3 koalicioneve! Berisha shkon në zgjedhje me Metën

Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka miratuar regjistrimin e 3 koalicioneve për zgjedhjet e 11 majit. TIRANË- Një ditë pasi depozituan kërkesat, KQZ ka...

Prokuroria urdhëron nisjen e hetimeve për përplasjet dhe kaosin në Kuvendin e Serbisë

Prokuroria Themelore në Beograd i ka nisur kërkesë policisë për mbledhjen e informatave të nevojshme në lidhje me incidentin e së martës në Kuvendin...

Ulen humbjet e energjisë, gjatë vitit 2024 u prodhua 7.8 mln MWH energji elektrike

Mungesa e reshjeve në 2024 bëri që Shqipëria të prodhojë më pak energji elektrike. Të dhënat nga Instituti i Statistikave bëjnë të ditur se hidrocentralet,...

Lajme të tjera

Web TV