LAJM I FUNDIT/ Aksident me vdekje në Kombinat të Tiranës

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Misto Mame, Tiranë, ku për pasojë ka ndërruar jetë një grua.

Bëhet me dije se gruaja e moshuar, e cila po lëvizte në këmbë  është përplasur nga dy automjete njëri pas tjetrit.

Ndërkohë policia ka vënë në pranga dy shoferët e automjeteve. Sikurse mund të shihet edhe nga pamjet e rënda, trupi vijon të jetë në rrugë, ndërsa bëhet me dije se ambulanca ka mbetur në trafik.