Po lahej në det, zhduket në mënyrë misterioze 23-vjeçari në Gjirin e Lalëzit

Një 23-vjeçar me inicialet A.S., është mbytur në plazhin e Gjirit të Lalëzit në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme. I riu është futur të lahet në det, por nuk ka mundur që të dalë dot më gjallë nga aty.

Ajo çfarë e bën akoma më të rëndë këtë ngjarje është fakti se familja e të riut nuk ka mundur dot që të ketë trupin e tij, pasi ka mbetur në det.

Polumbarët vijojnë ende kërkimet, por edhe pse kanë kaluar më shumë se katër orë nga mbytja e 23-vjeçarit, nuk ka asnjë shenjë për trupin e pajetë.