Robert De Niro, aktori më i mirë i të gjitha kohëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Robert De Niro Jr. lindi më 17 gusht 1943 në New York City, New York, ShBA. Është aktor, regjisor dhe producent filmi.

Sipas analizave të reja, De Niro, ka mposhtur disa prej aktorëve më me zë në Hollywood, midis të cilëve Charlie Chaplinin, Leonardo DiCaprion dhe Clint Eastwoodin.
Sidoqoftë, “Daily Mirror”, ka raportuar se renditja nuk është bërë, bazuar në çmimet e fituara, por bazuar në rolet e ndryshme që ai aktroi. E kjo pozitë megjithatë s’ishte punë e lehtë për të pasi që përgjatë viteve, ka luajtur në disa prej filmave më të mirë.
Njësia, “The Trinity Mirror Data”, ka shikuar 200 filmat më të mirë në botë, bazuar në radhitjen e ueb-faqen imdb.com. te këta filma, aktori duhej të kishte rolin kryesor, duke qenë kështu 1 prej pesë aktorëve të parë në listë.
De Niro kishte më së shumti role, shtatë madje duke qenë aktori kryesor në filmat legjendar si: “Goodfellas”, “Once Upon a Time in America”, “Taxi Driver”, “Raging Bull”, “Heat, Casino”, dhe the “Deer Hunter”.

Kjo i dha përparësi krahasuar me tre rivalet më të afërm, të cilët ishin role kryesore me nga 5 filma.
De Niro vjen prej një familje artiste, nëna e tij Virginia Admiral ka qenë piktore, ati i tij Robert ishte piktor, skulptor dhe poet. De Niro u rrit në pjesën e qytetit të New York City në Little Italy në Manhattan. De Niro ka qënë i martuar dy here. Ka një vajzë, Drina, dhe një djalë, Raphael, nga martesa me gruan e parë Dianne Abbott; dhe dy djem, Julian Henry dhe Aaron Kendrick, nga marrëdhenia e tij me modelen Toukie Smith. Djemtë e Smith dhe De Niro-s janë binjakë, dhe janë ngjizur ne Vitro Fertilization. Në 2004 De Niro u rimartua me gruan e tij te dytë, Grace Hightower. De Niro ka prejardhje nga Italia dhe gjithmone kanë marrë tituj si qytetar nderi por Silvio Berlusconi pretendon se De Niro ka dëmtuar imazhin e qytetareve italian nëpermjet filmave të tij mafioz.

Lexo edhe :  Tension në dasmën e Jeff Bezos, çfarë ndodhi me Kris Jenner dhe partnerit të saj?

Ndërkohë aktori i mirënjohur amerikan ka deklaruar publikisht përkatësinë e gjakut të tij. Në natën e parafundit të festivalit të 61-të italian të këngës, Sanremo, i ftuari special, Robert de Niro, e pohoi me gojën e tij origjinën e përzier që ka. Ndërsa Elisabetta Canalis me zor arrinte t’i përkthente pyetjet e moderatorit Gianni Morandi, Niro tha se prejardhja e tij është nga Siçilia, Italia dhe Shqipëria.

Të fundit

“Hirushja” e Botërorit të Klubeve, Fluminese mposht Al Hilal dhe arrin gjysmëfinalen

Fluminense mund të quhet me plotë gojë “Hirushja” e këtij Botërori për Klube. Skuadra braziliane triumfoi mbrëmjen e sotme...

Hamasi pranon propozimin amerikan për armëpushim 60-ditor

Hamasi ka paraqitur përgjigjen e tij ndaj një propozimi për armëpushim në Gaza, të ndërmjetësuar nga SHBA-të, tha të premten për Reuters një zyrtar...

Ish-ambasadori: Kërkoni falje për krimet ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Ish-ambasadori, shkrimtari e studiuesi Luan Rama, është shprehur se Presidenti, Kryeministri dhe Parlamenti grek duhet t’i kërkojnë të falur popullsisë shqiptare të Çamërisë për...

“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë. Përmes...

Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë "Bankers Petroleum" për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar...

Lajme të tjera

Web TV