Gazetari Klodian Tomori denoncon kompaninë Albtelecom: Fëlliqësira

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari i njohur Klodian Tomori ka bërë një denoncim me anë të rrjetit social facebook, për kompaninë Albtelecom.

Sipas Tomorit Albtelecom mund të jetë ndër kompanitë e vetme që nuk i punon numri i shërbimit ndaj klientit.

Ndër të tjera, Tomori shkruan se me mijëra njerëz kanë bërë abonimin e sportit tek Albtelecom për te parë Serinë A përmes bashkëpunimit me platformën Digitalb, por këta të fundit e kanë humbur të drejtën e transmetimit të kampionatit italian.

Postimi i plotë:

Fëlliqësirë sepse mund të jetë ndër kompanitë e vetme të komunikimit në botë që nuk i punon numri i shërbimit të klientit. Provojeni merreni. Kam 24 orë që përpiqem t’i kontaktoj dhe numri zyrtar që ata kanë si shërbim klienti nuk punon.

Fëlliqesirë sepse këta po realizojnë një nga vjedhjet më të mëdha publike në Shqipëri. Janë me mijëra njerëz, që kanë IPTV me Albtelecom. Dmth marrin internetin plus kanalet televizive iptv. Janë me mijëra njerëz të cilët kanë bërë abonimin e sportit tek Albtelecom. Pra kanelet e sportit të Dixhitalb i blejnë nga Albtelecom. Unë e bera sivjet në Mars. Dhe kontrata të imponohet me afat dy vjet. Ta imponojnë keta. Çfarë ndodh tani? Sigurisht që pjesa dërrmuese e shqiptarëve bëjne abonim sporti për te parë Serinë A, pra kampionatin italian. Dixhitalbi e ka humbur serinë A, tani e ka marre Tringu.

Por Albtelecom thotë që mua nuk më duhet gjë. Ti paratë do i paguash njësoj si më parë për dy vjet rresht. Madje e ke të shkruar edhe në kontratë që ne nuk mbajmë përgjegjësi për ndryshim programacioni.

Ne rregull, u thashe. A ka mundësi që të ma konvertoni abonimin e dixhitalbit në abonim Tringu? Jo, nuk e bejmë dot sepse Tringu ka çmim më të ulët se Dixhitalbi. Nese ti paguan 40 mijë leke në muaj tani me Dixhitalbin, po të marresh Tringun i bie të paguash 29 mijë lek në muaj. Dmth na paguan më pak ne ashtu. Po mirë cfarë zgjidhje kam? Nëse do mund të prishësh kontratën, por për këte duhet të paguash penalitet.

Lexo edhe :  Valë e fortë e të nxehtit do të prekë Shqipërinë, temperaturat kapin ‘rekord’

A ka ndyrësirë më të madhe se kjo? Kontratën e prish në mënyrë të njënashme Albtelecomi sepse nuk të ofron më atë për të cilën ti paguan, por penalitetin duhet ta paguash ti. Unë nuk e di si po e bejnë kompanitë e tjera, Vodafone, One, apo vetë Dixhitalbi, me abonëntet e tyre. Di këtë të Albtelecom sepse këtu jam klient. Por kjo është një vjedhje e madhe, që bëhet me bekimin e Akep, i cili ka për detyrë të miratojë kontratat tip dhe te bëjë rregullatorin.

Ky nuk ështe thjesht mashtrim apo prishje e njëanshme kontrate. Kjo është vepër e pastër penale. Dhe nëse rregullatori nuk do të ndërhyje për të mos lejuar grabitjen e njerezve, atëhere këtu duhet të kercasin prangat në Akep dhe nëper këto kompanitë paçavure. Maskarenj.

 

Të fundit

Kapexhiu flet për Berishën dhe Ramën: Kanë mbetur në histori

Artisti Bujar Kapexhiu, I ftuar në emisionin “Të Pekspozuarit” në MCN TV u shpreh kundër thirrjeve për të larguar...

Konstandini dhe trashëgimia: Nga ura e Milvës te ringjallja e Bizantit

Në labirintin e kohës, 25 korriku nuk është thjesht një datë në kalendar, por një nyje rrëfimesh ku historia nuk ecën me hapa të...

Horoskopi ditor, 25 Korrik 2025

Dashi Ka shume gjase qe çiftet qe kane pasur prej kohesh probleme te mendojnë te ndahen sot. Për disa do jete zgjidhja me e mire...

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria Bëhet" dhe Endrit Shabanit të...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Lajme të tjera

Web TV