Pyjet nuk po gjejnë dot paqe. Pas një lufte të gjatë për të shpëtuar parkun kombëtar të Llogarasë, Forcat e Armatosura vijojnë ende sfidën për të shuar vatra zjarri të vendosura nga persona të papërgjegjshëm. Prej ditësh vijon të jetë kritike situata e zjarrit që ka rënë në Majën e Rrunës, Njësia Administrative Malzi në Kukës. Vatra e zjarrit në Lakun e Mollës është përhapur në pyllin e dendur. Ngasa duket, është e pamundur që vatra të neutralizohet edhe me ndërhyrjen nga ajri. Vatrat e zjarrit vijojnë ende të jenë të shpërndara në veri dhe në jug të vendit. Nga ministria e Mbrojtjes thuhet se 25 forca të ushtrisë, zjarrfikëses dhe pyjore po punojnë për shuarjen e flakëve në Katund të Vjetër. Ndërsa 40 forca ushtarake janë në Fan të Mirditës, ku po punohet edhe me helikopter me kapacitet prej 10 mijë litrash për shuarjen e flakëve. Më parë, banorët kërkuan përforcim të ndërhyrjeve nga ajri për shkak se ndërhyrja nga toka është e pamundur. Forcat zjarrfikëse dhe të ushtrisë ndodhen në terren duke bërë verifikimet e duhura në afërsi të banesave, të cilat janë më të rrezikuara nga zjarret. Bajron Nikolli, banor dhe operator turistik tha se situata është problematike ndërsa zjarret kanë larguar turistët. “Prej disa ditësh situata vijon të jetë problematike. Turistët janë larguar nga zona për shkak të situatës me zjarret dhe tymit që ka mbuluar fshatin turistik. Zjarret, përveç dëmeve të shkaktuara në pyje kanë bllokuar edhe shtigjet që përdoren nga turistët për hiking”, tha Nikolli. Zjarri në malin e Tërbunit në Pukë rrezikon banesat, pasi rrezikon të përhapet shpejt drejt fshatin Vrrith. Zjarri në këtë zonë vijon prej ditësh, ndërsa ndërhyrja nga zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë është e vështirë, për shkak të
Librazhd
Një vatër zjarri është shfaqur në masivin pyjor të fshatit Rrajcë Skënderbej të Bashkisë Përrenjas. Përhapja e vatrës së zjarrit ka marrë përmasa shqetësuese në një kohë të shkurtër, pasi era dhe i nxehti favorizojnë përhapjen e flakëve. Drejt vatrës së zjarrit janë nisur banorë të zonës dhe të gjithë efektivët e repartit zjarrfikës të Bashkisë. Në dispozicion të transportit të tyre janë vënë disa fuoristrada, pasi ndërhyrja me automjete të shërbimit zjarrfikës për shkak të terrenit të vështirë është e pamundur. Ndërkaq, punonjësit kanë marrë me vete edhe një depozite me kapacitet prej 500 litra ujë për ta përdorur për të mbushur pompat e shpinës që përdorin në rastet kur terreni është i vështirë. Ndërkohë, deputeti Taulant Balla dhe kryebashkiaku i Përrenjasit, Nure Belba, u kanë kërkuar banorëve të zonës dhe punonjësve të shërbimit zjarrfikës të mobilizohen maksimalisht për ta izoluar në kohë rekord këtë vatër zjarri të shfaqur në një prej masiveve pyjore më të rëndësishëm të rrethit të Librazhdit. terrenit të thyer. Sipas banorëve, është emergjente ndërhyrja nga ajri.