Gruaja afgane tregon tmerrin e përjetuar pasi nuk e lejuan te largohej nga vendi: Mu afruan 3 burra me kamxhikë…

Internally displaced Afghan women from northern provinces, who fled their home due to fighting between the Taliban and Afghan security personnel, receive medical care in a public park in Kabul, Afghanistan, Tuesday, Aug. 10, 2021. (AP Photo/Rahmat Gul)

Një grua afgane ka rrëfyer tmerrin që ajo ka përjetuar, pasi talebanët, me kamxhikë në duar, nuk e lejua që të futej në aeroportin e Kabulit në mënyrë që të largohej nga vendi.

Për BBC gruaja ka rrëfyer se pasi kishte mbërritur në afërsi të aeroportit, ishin afruar tre burra që mbanin kamxhikë, të cilët i kërkuan të dinin se përse ajo nuk ishte e shoqëruar nga një burrë.

Ndonëse e pajisur me vizë për të udhëtuar në drejtim të një vendi tjetër, ajo nuk u lejua nga talebanët.

“Ata janë brutalë si më parë, kam frikë se ata kurrë nuk do të më lejojnë të largohem nga vendi. Nuk ka shpresë, është si fundi i botës,” tha ajo.