Rama: Strehimin jua kemi borxh afganëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Brenda kësaj jave pritet që të mbërrijnë në Shqipëri 1000 afganët e parë. Ashtu siç u shpreh edhe diplomatja amerikane në Tiranë nuk dihet ende se sa është numri i afganëve që do të akomodohen në rrugë tranzitore në vendin tonë. Por shifrën e parë e ka konfirmuar kryeministri Edi Rama në një komunikim me një prej mediave spanjolle. Sipas kryeministrit, në Shqipëri do të mbërrijnë gazetarë, punonjës social, mësues dhe bashkëpunëtorë të trupave diplomatike amerikane. Në artikull shkruhet se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende të vogla në Europë të cilat kanë pranuar të strehojnë refugjatët që largohen nga Afganistani. “Do vijnë rreth 1 mijë këtë javë. Ne e morëm këtë vendim sepse nuk mund të qëndronim të palëvizshëm përballë rrezikut të madh dhe dëshpërimit të atyre që po përpiqen të ikin. Është një mesazh solidariteti që ne duhet t’u përcjellim fëmijëve tanë. Azilkërkuesit afganë do të fillojnë të mbërrijnë në Shqipëri këtë javë nëpërmjet fluturimeve të operuara nga SHBA”, tha Rama në një intervistë telefonike për gazetën spanjolle. Të parët që do të mbërrijmë, ka thënë Rama, do të jetë aktiviste, gazetare, edukatore. “Do të jenë aktiviste, gra, gazetare, edukatore dhe njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Njerëzit që besuan në ne, punuan me ne dhe u frymëzuan nga vlerat dhe parimet tona”, thotë Rama, ndërsa shpjegon se para kërkesës së SHBA, kishte filluar të punonte me “dy shoqata humanitare amerikane”, emri i të cilave nuk është bërë publike “për arsye sigurie”. Në intervistën telefonike për median spanjolle, Rama ka sqaruar se në Shqipëri do të vijnë bashkëpunëtorë të SHBA-së, duke thënë se do të qëndrojnë për disa muaj ose më shumë dhe do të strehohen në shtëpi ose hotele dhe jo kampe për emigrantë, pasi sipas tij do ishte çnjerëzore. “Vijnë njerëz që kanë punuar për Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara. Ato do të qëndrojnë për disa muaj, ose ndoshta më shumë, koha e nevojshme për të trajtuar kërkesën e tyre për azil në Shtetet e Bashkuara. Për këtë arsye, ata do të vendosen në “shtëpi ose hotele të caktuara nga Qeveria” dhe jo në kampe për emigrantë, një formë pritjeje “çnjerëzore”, është shprehur Rama. Kreu i qeverisë tha se për strehimin e afganëve nuk ka kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja. “Nuk kemi kërkuar asgjë në këmbim nga SHBA-ja për bashkëpunimin, ndonëse shumë thanë se ishte koha për ta bërë”, tha Rama.

Lexo edhe :  “Nuk është aspak e vërtetë”! Pretendimet e gazetarit izraelit, reagon Rama

Rama-skeptikëve

Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe një herë pozicionin e tij sa i takon akomodimit të afganëve në vendin tonë. Rama ka reaguar me një postim në “Tëitter” për ardhjen e qindra shtetasve afganë në Shqipëri dhe debatit të ndezur në rrjet për pranimin e tyre nga vendi ynë. Rama shkruan se është shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon se ia ka kërkuar SHBA dhe po aq qesharake të fajësosh vetëm SHBA, pasi dhe vendi ynë ishte në Afganistan si pjesë e NATO-s. Ai thekson se Shqipëria mund të mos jetë e pasur, por se strehimin e tyre ua ka borxh miqve afganë në nevojë dhe i detyrohet traditës. “Është kaq shqetësuese të lexosh se Shqipëria po i strehon afganët vetëm sepse na kërkuan SHBA, pasi është qesharake t’u kthesh kurrizin atyre dhe të fajësosh vetëm SHBA. Ne të gjithë ishim atje si NATO dhe këta njerëz ishin atje për ne, sepse besonin në idealet për të cilat qëndrojnë SHBA dhe BE. Shqipëria po e bën atë jashtë përgjegjësisë së saj si një vend i NATO -s dhe për shkak të asaj që jemi. Ne mund të mos jemi të pasur, por ua kemi borxh miqve tanë afganë në nevojë dhe i detyrohemi traditës sonë, të kaluarës sonë të afërt si refugjatë, dhe gjithashtu për kujtesën që fëmijët tanë do të trashëgojnë”, shkruan Rama në Tëitter. Ai është kujdesur të thotë se vendi ynë duhet të tregojë që është mikëpritës dhe se nuk duhet të largohemi nga tradita. “Largimi nga këto vlera themelore është largimi nga më e mira e vetes sonë, historisë sonë dhe i idealeve që bota demokratike supozohet të promovojë jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra”, shkruan Rama.

Pranimi

Krahas Kosovës dhe Shqipërisë, edhe Maqedonia e Veriut ka pranuar strehimin e afganëve. Ditën e martë, Ministri i Jashtëm i Greqisë, deklaroi se vendi i tij nuk mund të bëhet sërish portë pritëse për refugjatët nga Afganistani. Kujtojmë se nga momenti në moment pritet që në vendin tonë të mbërrijnë rreth 300 afganët e parë, që do të strehohen në hotele dhe konvikte të Tiranës dhe Durrësit.

 

Të fundit

Stuhia Herminia “godet” Evropën, shira të dendur dhe erëra të forta në disa vende

Paralajmërime janë lëshuar në disa pjesë të Spanjës, Portugalisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Irlandës për shkak të stuhisë...

Zgjedhjet/ Rama i besoi njësinë 5, vjen reagimi i parë nga Erion Braçe

Erion Braçe, pas largimit jo të dëshiruar nga Divjaka, do të drejtojë njësinë 5 në Tiranë. Në mbledhjen e njësisë 5 të Partisë Socialiste, ai...

Dëborë e madhe në Korenë e Jugut, bllokime në autostrada

Bora e madhe mbuloi Korenë e Jugut duke shkaktuar bllokime trafiku në ditën e katërt të festës së Vitit të Ri Hënor. Këtë vit,...

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anastas mbërrin sot në Shqipëri/ Dy ditë homazhe!

Trupi i pajetë i Kryepeshkopit Anasatas Janullatos mbërrin sot në Tiranë. Nisja e arkëmortit u bë ditën e djeshme rreth orës 10:00 nga Katedralja e...

Pas dy muajsh pauzë, momenti ku anija e marinës italiane me emigrantë mbërrin në Shëngjin

Ka mbërritur mëngjesin e së martës anija e marinës italiane me 49 emigrantë në bord, pas më shumë se dy muajsh pauzë të marrëveshjes...

Lajme të tjera

Web TV