Pasagjerit i bie të fikët dhe bie mbi shinat e trenit, polici hero hidhet për ta shpëtuar, pak sekonda para se treni të kalojë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një oficer i Policisë së qytetit të Nju Jorkut dhe një qytetar që po priste e ardhjen e trenit i kanë shpëtuan jetën një individi që kishte rënë pa ndjenja mbi shinat e trenit, pak çaste para se treni të kalonte.

Videoja tregon një oficer që zbret nga platforma në 149th Street And 3rd Avenue në South Bronx dhe e tërheq burrin me ndihmën e një qytetari.

Në video mund të dëgjohet edhe zëri i një gruaje duke bërtitur “Nxitoni!” dhe menjëherë pasi të ngjiten nga shinat, treni mund të shihet duke ardhur në stacion.

Viktima, një burrë 60-vjeçar nga Queens kishte pasur marrje mendsh në momentin që priste trenin dhe kjo kishte bërë që ai të rrëzohej dhe të binte mbi shina.

https://streamable.com/mzb04s

 

Të fundit

Ylli i PSG “injoron” ekipin: E meritoj të fitoj “Topin e Artë”

Ndërsa shumë presin një përballje finale midis Ousmane Dembele dhe Lamine Yamal për “Topin e Artë 2025”, Achraf Hakimi...

Vance: “Po përgatisim një takim Putin-Zelensky, por…”

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance tha se Shtetet e Bashkuara po punonin për bisedime midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Në...

Lezhë, sherr për vendin e parkimit, një person transportohet te ‘Trauma

Një konflikt mes disa personave mbrëmjen e sotme në Shëngjin ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre. Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në zonën...

Festivali “Nona”, gjyshet shqiptare festë tradite në Përmet

Ato sjellin në Përmet traditën më të mirë të gatimit dhe produkte artizanale të zonës në atë që njihet si Festivali i Gjysheve. Gjyshe përmetare,...

Gaza, kilometra të tëra në këmbë për të mbajtur ”frymën gjallë”

Kamionë të ngarkuar me ndihma hynë nga perëndimi i Beit Lahiya të Gazës të dielën ku njerëzit e zhvendosur u mblodhën për mbledhjen e...

Lajme të tjera

Web TV