Tirana, Durrësi dhe Berati bëhen gati, afganët mbesin në Kabul

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prej katër ditësh qeveria shqiptare është bërë gati për të pritur afganët që do të vendosën përkohëisht në vendin tonë, por situata në aeroportin e Kabulit e vështiron ardhjen e tyre. Shumë qytetarë afganë, përveç punonjësve të administratës amerikane, duan ta braktisin vendin e tyre për të fituar liri dhe siguri, ndaj të gjithë janë “vërsulur” për të lënë Kabulin. Incidenti i para katër ditëve, ku nga avioni ushtarak u rrëzuan dy qytetarë, duket se e vështirëson sigurinë, pasi turmat nuk po kontrollohen dot nga amerikanët. Kjo është edhe arsye se pse ende nuk po vinë në vendin tonë 300 afganët e parë. Grupi militant u ka premtuar të huajve kalim të sigurt në aeroport, por shtetasit afganë që kanë të drejtë të evakuohen për shkak të punës së tyre si bashkëpunëtorë për SHBA-NATO kanë raportuar vështirësi madje flasin edhe për dhunë. Sipas mediave ndërkombëtare, talebanët kanë nisur një operacion duke shkuar derë më derë për të identifikuar shtetasit që punonin për ndërkombëtarët. Situata vështirësohet edhe më shumë nga qindra afganë të tjerë të cilët nuk kanë asnjë dokument për t’u larguar, por shkojnë në aeroport me shpresën për të siguruar një vend në një fluturim evakuimi.

Shpërndarja në Shqipëri

Ishte parashikuar që ato të mbërrinin në Shqipëri rreth orës 02:00-03:00 të mëngjesit të 19 gushtit, por fluturimi është shtyrë pasi talebanët kanë rrethuar aeroportin e Kabulit duke penguar largimin e afganëve të cilët kanë punuar për perëndimin. Ditën e enjte u mësua se përveç Tiranës dhe Durrësit, edhe Berati do të hap dyert për të pritur afganët. Në Tiranë do shërbejnë konviktet e Qytet Studentit si strehë për bashkëpunëtorët e perëndimit në Afganistan, në Durrës do të jenë hotelet, teksa në Berat do të vendosen në hotel “Colombo”, ish-universiteti “Ufo”. Sipas burimeve, në fillim të vitit akedemik, dy godinat në qytet studenti do të boshatisen nga afganët për tu rikthyer studentët. Mendohet se në muajin tetor, meqë bie fluksi i hotelerisë, është vendosur që të strehuarit në Tiranë të largohen drejt hoteleve në Shëngjin. Por kjo gjë ende nuk është konfirmuar nga qeveria Rama, pasi situata mund të ndryshojë. Kryeministri ka deklaruar se brenda javës pritet të mbërrijnë rreth 1000 afganë, teksa hodhi poshtë çdo mundësi strehimi në kampe të krijuara posaçërisht për ta, pasi sipas tij do të ishte çnjerëzore. Një ditë më parë, ai listoi edhe argumentet mbi të cilat u bazua qeveria shqiptare për t’i hapur dyert afganëve që kanë bashkëpunuar me perëndimin. Ai u kujdes që të sqaronte se nuk ishte një vendim vetëm për faktin se e kërkoi SHBA-ja, por ishte i detyruar moralisht nga e kaluara e vetë vendit.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV