Artan Lame publikon reagimin e komentuesit pas shkrimit për Sarajet: Në 120 vjet nuk kemi ndryshuar asnjë gram

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Artan Lame ka publikuar një koment të një ndjekësi, i cili ishtë keqkuptuar nga shkrimi i drejtorit të përgjithshëm të Kadastrës. Lame shkruan se Sarajet do të shpronësohen për t’u kthyer në muze por duket se komentuesi nuk e ka lexuar me vëmendje shkrimin. Lame i ka kthyer koment duke ia bërë të qartë situatën dhe më pas komentuesi ka kërkuar ndjesë.

Me këtë veprim, Lame kujton një shprehje të Antonio Baldaçit, studiues italian, i cili thoshte se shqiptarët janë shumë emocional. Sipas Lames kjo gjë nuk ka ndryshuar sot e 120 vjet dhe shqiptarët janë ata që kanë qenë.

Ai ka informuar gjithashtu se ka përfunduar legalizimi i banesave tek kompleksi malajzian, nga i cili përfituan 813 familje.

Statusi i plotë:

MALAJZIANI DHE ITALIANI
Para disa ditësh përfunduam procesin e legalizimit të kompleksit Malajzian në Tiranë me rreth 780 apartamente dhe dyqane. Atë ditë thashë “rreth 780”, sepse e kishim me dyshim nëse do të përfshinim dot në proces edhe njërën nga hyrjet e kompleksit që kishte më tepër problematika brenda.
Meqenëse Drejtoria Vendore ja doli ta mbyllte edhe atë, sot mund të them me siguri që janë gjithsej 813 familje që përfunduan odisenë e legalizimit të tyre, që ka zënë fill më 1995-ën kur firmën e parë e kish hedhur Aleksandër Meksi dhe përfundoi 7 kryeministra më pas me Edi Ramën. Por nuk po shkruaj për këtë.
Ndërkaq, në krahun tjetër, po atë ditë shkruajta për zjarrin e rënë tek Sarajet, ku u përpoqa të sqaroj se Qeveria dhe Bashkia po ndërmarrin procedurat e shpronësimit për atë monument, me qëllim restaurimin e objektit dhe hapjen e një muzeu të qytetit.
Pastaj u ula të ndjek kryqëzatën e mesazheve. Po veçoj mes tyre vetëm njërin:
“Eli: Po si do të ndërtoni edhe aty mor plehrë! Lini mo një gjë të vjetër për TIRANEN tonë! Se shkatërruat çdo gjë të vjetër mor ju vraftë ZOTI!
Unë: O Zot, unë po të them që po shpronësohet për t’u bërë muze, ti më thua si do ndërtoni aty!!!
Eli: Më falni. E lexova përsëri. Të falenderoj. Na ka zënë frika nga prishjet vend e pa vend”.
Dhe mu kujtua Baldaçi. Antonio Baldaçi ka qenë një etnograf, gjeograf, botanist e studiues italian, që ka bërë mjaft udhëtime e studime nëpër Ballkan e Shqipëri, që nga fillimi i shekullit XX e deri në vitet ‘30. Në vitin 1905, ka botuar librin e parë me shënime për Shqipërinë, që asaj kohe ishte ende ndën Turqinë. Në një vend aty shkruan kështu: “Shqiptarët janë shumë emocionalë. Nga shqiptari ruaju nga reagimi i parë. Mund të të vrasë në vend dhe pastaj të ulet e të qajë i penduar mbi kufomën tënde”.
Baldaçi mu kujtua menjëherë sapo lexova mesazhin e Elit. Dhe sefte u mërzita, që në 120 vjet nuk kemi ndryshuar fare. Pastaj u gëzova. U gëzova se në 120 vjet nuk kemi ndryshuar asnjë gram dhe kemi mbetur po ata shqipot që qemë.
Se ja, nëse Eli do e kish lexuar me kujdes që në fillim shkrimin tim, vërtet që nuk do më mallkonte, por kjo do bënte që unë të dyshoja se mos Eli ishte një shqipëtarkë gtjakprishur që këta 120 vjet e kishin ndryshuar dhe ishte bërë si ndonjë italiankë a francezkë, evropiankë, a dreqi e di. Por duke më mallkuar pa parë fare se ç’thoja, u binda se kishte mbetur shqipëtarkë e vërtetë, si më të shumtit tonë që s’ka s’qepar që na dhënd e na ndryshon, paçka se shekujt dhe trenat e historisë na kalojnë përbri.

Të fundit

Ku është uraniumi i Iranit? Inteligjenca europiane: Mori masat para sulmit

Të tjera fakte kanë dalë në dritë për fatin e uraniumit të Iranit. Rezervat e uraniumit të pasuruar në...

“Ndoshta ka konflikt”, trupat gjermane do të vijojnë në Kosovë

Bundestagu gjerman vendosi në lexim të dytë të vazhdojë pjesëmarrjen e trupave gjermanë në misionin e NATO-s në Kosovë, si pjesë e KFOR. Njoftimin...

Liderët e BE-së kërkesë Komisionit Evropian: Duhet koherencë me NATO-n

Një ditë pas samitit të NATO-s, ku vendet anëtare miratuan deklaratën e përbashkët për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të...

Kuvendi miraton propozimin e Fidel Yllit për sportin, PD: Ndërhyrje politike

Parlamenti miratoi sot disa ndryshime në ligjin “Për Sportin”, një projektligj i propozuar nga kreu i KOKSH-it, Fidel Ylli, që ka ngjallur reagime të...

Dash Sula del kundër PD: Njëri rri jashtë, tjetri pi kafe! I fusin një të qeshur…

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur sërish rezervat dhe pakënaqësitë e tija ndaj kolegëve demokratë. Sipas Sulës, opozita është e “çorientuar” dhe...

Lajme të tjera

Web TV