Xhaçka: E papranueshme që vendet anëtare mos t’ju ofrojnë strehim afganëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC), në format të Ministrave të Punëve të Jashtme, takim ky i cili u zhvillua për të trajtuar situatën në Afganistan. Ministrja Xhaçka tha gjatë fjalës së saj se është e papranueshme sesi vende anëtare të NATOS-s mos të arrijnë do t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që të gjithë ju premtuan. Ministrja Xhaçka rikonfirmoi se Shqipëria është gati të presë fëmijët, gratë e burrat, jeta e të cilëve është në rrezik nga situata e rënduar e sigurisë. “Edhe pse të gjithë sot kanë në mendje 1000 pyetje e diskutime të mundshme për atë që ka ndodhur dhe atë që do të jetë e ardhmja e NATO-s, çështja kryesore, në fakt e vetme, ku duhet të fokusohemi sot janë gratë, fëmijët dhe burrat afganë që sot rrezikojnë jetën sepse punuan për ne. Është e papranueshme që vendet anëtare të NATO-s të mos arrijnë dot t’ju ofrojnë strehim dhe një jetë të re njerëzve që punuan dhe luftuan për të ardhmen që ne ju premtuam. Nëse Shqipëria e bëka këtë, cili vend në këtë tryezë nuk e bëka dot?!”, tha kryediplomatja Xhaçka gjatë fjalës së saj, ku ndër të tjera njohu pjesëmarrësit edhe me masat e marra nga qeveria shqiptare për pritjen e qytetarëve afganë.

Thirrja për talebanët

Në përfundim të takimit, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s aprovuan edhe një deklaratë të përbashkët ku u bënë thirrje talebanëve të lejojnë njerëzit të evakuohen nga Afganistani dhe u zotuan se aleatët do të qëndrojnë në “koordinim të ngushtë”, ndërsa operacionet vazhdojnë. Deklarata e përbashkët nga 30 vendet anëtare të NATO- s u bë pas një konference konferencë urgjente të ministrave të jashtëm për të diskutuar përpjekjet e evakuimit dhe hapat e ardhshëm që duhen ndërmarrë. Talebanët në Afganistan kanë marrë sërish pushtetin duke kontrolluar me forcë territorin e shtetit teksa mijëra afganë bashkëpuntorë ndër vite të NATO-s dhe SHBA duhet të evakuohen pasi u rrezikohet jeta e familja. Shqipëria deri më tani pritet të strehojë përkohësisht 3 mijë afganë, por grupi i parë nuk ka mbërritur ende për shkak të trazirave të vazhdueshme në aeroportin e Kabulit.

Lexo edhe :  Media gjermane ZDF ngre alarmin: Shqipëria, pikë lidhjeve e Kolumbisë dhe Europës

Situata në aeroportin e Kabulit vazhdon të jetë kaotike

Situata në aeroportin e Kabulit vazhdon të jetë kaotike ndërsa një numër masiv njerëzish përpiqen të largohen nga Afganistani. Civilët, përfshirë fëmijët, përpiqeshin t’u largheshin të shtënave. Pentagoni tha se aktualisht janë rreth 5,800 trupa amerikane në aeroportin e Kabulit për të ndihmuar me përpjekjet e evakuimit. Më shumë se 18,000 njerëz janë evakuuar nga Kabuli që kur talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit, tha një zyrtar i NATO -s të premten, duke u zotuar të dyfishojë përpjekjet e evakuimit ndërsa shtohen kritikat ndaj trajtimit të krizës nga Perëndimi. Disa vende të NATO-s propozuan që aeroporti i Kabulit të mbetet i hapur për evakuime përtej afatit aktual të 31 gushtit, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg të Premten pas një takimi të ministrave të jashtëm të vendeve të aleancës. Talebanët u kanë bërë thirrje njerëzve pa dokumente legjitime të udhëtimit të kthehen në shtëpi. Një dëshmitar i tha agjencisë Reuters se disa njerëz u vranë në qytetin lindor të Asadabadit të enjten kur militantët talebanë qëlluan mbi një turmë që demonstronte besnikërinë e tyre ndaj republikës së rrëzuar afgane, ndërsa talebanët filluan krijimin e një emirati, të qeverisur nga ligji i rreptë islamik. Kishte shfaqje të ngjashme në dy qytete të tjera – Jalalabad dhe Khost – në lindje, me afganët që përdorën festimet e pavarësisë së kombit nga kontrolli britanik i vitit 1919 për të nxjerrë zemërimin e tyre ndaj marrjes së kontrollin nga talebanët. Kabuli ka qenë kryesisht i qetë, përveç në dhe përreth aeroportit ku 12 persona janë vrarë që nga e diela, thanë zyrtarët e NATO -s dhe talebanëve. Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan tha në një intervistë për rrjetin NBC Neës se Shtetet e Bashkuara ishin “të fokusuara ” në “potencialin për një sulm terrorist” nga një grup i tillë si Shteti Islamik gjatë evakuimit. VOA

Të fundit

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Sot seancë plenare, tentohet për herë të 24 konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Vazhdimi i 24 i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë mbahet sot nga ora 10:30. Kuvendi i Kosovës po dështon të zgjedhë kryetarin e ri pasi...

Lajme të tjera

Web TV