36-vjeçari shqiptar aksidentohet për vdekje në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 36-vjeçar shqiptar është aksidentuar për vdekje në Livorno të Italisë. Viktima është identifikuar si Gazment Bushi, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi mesnatën e kaluar, kur i riu shqiptar u përplas nga një makinë tip “Porsche”, teksa ishte duke kaluar rrugën për të blerë një shishe ujë.

Gazment Bushi kishte dalë për një darkë me miqtë e tij. Ai shoqërohej nga një mik kur po kalonte rrugën, teksa drejtuesi i mjetit tip “Porsche”, në gjendje të dehur e përplasi për vdekje duke e hedhur mbi 100 metra në asfalt.

Gazment Bushi punonte murator në Itali në firmën e vëllait të tij, Edil Bushi. Sipas mediave italiane, 36-vjeçari u transportua i gjallë në spital, por dëmtimi i rëndë në kokë ia bëri të pamundur mbijetesën. Ndërkohë, shoferi 33-vjeçar i cili e përplasi u arrestua nga Policia dhe rezultoi se ishte në gjendje të dehur.

Të fundit

Prona, mjete, orë e bizhuteri luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal

Prona, motorë, ora e bizhuteri luksoze janë disa nga pasuritë që SPAK i ka sekuestruar një grupi kriminal të...

Vendimi i qeverisë/ Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit, i...

Vizitë makth në akuariumin e Teksasit, Oktapodi gjigant sulmon një 6-vjeçar

Një vizitë e thjeshtë familjare në Akuariumin e San Antonios në SHBA u shndërrua në një makth kur një oktapod gjigant i kapi dorën...

FOTO/ Lionel Messi shfaqet me orën e rrallë Barbie, zbulohet vlera marramendëse

Lionel Messi është parë duke mbajtur një orë rozë të ndritshme Barbie që ka një vlerë prej 700 mijë paund. Ylli i Inter Miami u...

Reforma në drejtësi, Manjani: Ja deputetët e PD që do bashkonin votat me Ramën

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Now në Euronews Albania se votimi me 140 vota i reformës në drejtësi 9 vjet më parë u...

Lajme të tjera

Web TV