“Manita” e Manchester City/ Gabriel Jesus tregon se Guardiola nuk ka nevojë për Harry Kane

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kampionët në fuqi reaguan pas humbjes 1-0 me Tottenham në start, duke shkatërruar 5-0 Norwich e Milot Rashicës (luajti gjatë gjithë ndeshjes). Portieri Krul i pafat në minutën e shtatë, devijimi i tij dërgoi topi në rrjetë dhe ekipi i Pep Guardiolës në avantazh.

Në mesin e pjesës së parë erdhi goli i parë me “Cityzens” për Jack Grealish, moment që krijoi emocione në shkallët e stadiumit. Kaq për pjesën e parë, teksa në fraksionin e dytë ekipi vendas realizoi edhe tre gola të tjerë.

Në fillim Laporte pas zhvillimeve të një goditje këndi, më pas Rahem Sterling finalizoi një aksion të bukur të Manchester City, ndërsa pesë minuta nga fundit Riyad Mahrez kompletoi triumfin me “manita” pas një asisti fantastik nga Diaz.

Duke pasur parasysh fillimin e tij të parë të sezonit, Jesus u vendos në të djathtë të një sulmi me tre, me Ferran Torres që vepronte si një ‘nëntë i rremë’ në qendër.

U deshën vetëm shtatë minuta që sulmuesi të bënte diferencën pasi krosi i tij u godit dhe u kthye në rrjetë nga Tim Krul.

Menjëherë pas kësaj, Gabriel Jesus përsëri siguroi një tjetër gol me assistin për nënshkrimin veror, Jack Grealish. Kwtw gjw ai e përsëriti edhe për Raheem Sterling për të kompletuar hat-trickun e assistimeve në pjesën e dytë.

Ky lloj paraqitjeje tregon pse Manchester City mund të mos ketë nevojë të ‘boshatisw’ bankën për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham, Harry Kane .

Performanca e Gabriel Jesust tregoi fleksibilitetin dhe përshtatshmërinë e tij, kaloni nga pozicioni i tij i zakonshëm i sulmuesit qendror për të luajtur në të djathtë.

 

Të fundit

Interi refuzon 45 mln euro nga Napoli: Nuk e shesim

Me dëmtimin e Romelu Lukakut, i cili pritet të qëndrojë jashtë fushave të lojës për të paktën 3 muaj,...

Ndahet nga jeta ish-kampioni i mundjes Virxhil Maçolli

Është ndarë nga jeta në moshën 72-vjeçare Virxhil Maçolli (Xhili), një nga emrat më të njohur të mundjes pogradecare, por edhe asaj shqiptare. Ish-mundësi kampion...

Hagë, protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK

Protesta e 7 gushtit në Prishtinë, ku u kërkua lirimi i ish-krerëve të UÇK-së, do të vazhdojë më 14 shtator në Hagë, njofton Organizata...

Djathi i kontaminuar vret 2 persona në Francë! Mund të jetë importuar edhe në Shqipëri

Dy të vdekur e dhjetëra të helmuar në Francë nga djathi i kontaminuar me bakterin e llojit të listerisë. Sipas lajmit të publikuar nga britanikja...

“Nuk duam turma!” Protesta kundër turizmit masiv në Europë

Qytete të njohura turistike në Europë po përballen me një valë të re protestash nga banorët vendas, të lodhur nga pasojat e turizmit masiv...

Lajme të tjera

Web TV