U kapën me kokainë/ Ja kush janë 5 të arrestuarit në Lezhë, njëri u hodh nga dritarja e komisariatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Lezhës ka vënë në pranga pesë të rinj, me akuzën e shpërndarjes së drogave të forta.

Sipas burimeve zyrtare, Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, bënë arrestimin në flagrancë shtetasve Fatmir Suti, 29 vjeç, Ervistjan Gjergji 23 vjeç, Altin Biçaku, 29 vjeç, Bongjov Korriku 21 vjeç dhe Arsid Stojani 23 vjeç, të gjithë banues në Kurbin. Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja, ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, pa probleme për jetën.

Ata po qarkullonin me automjet me lëndë narkotike me vete për ta shitur. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike kokainë, peshore elektronike, aparate celularë dhe një automjet.

“Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se disa shtetas që qarkullonin në një automjet kishin lëndë narkotike të ndarë në doza gati për ta shitur, kanë organizuar punën dhe në fshatin Tale, Lezhë, kanë lokalizuar dhe ndaluar automjetin e dyshuar. Gjatë kontrollit në automjetin me drejtues shtetasin Altin Biçaku dhe pasagjerë shtetasit Fatmir Suti, Ervistjan Gjergji, Bongjov Korriku dhe Arsid Stojani është gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë , e ndarë në doza gati për shitje dhe një peshore, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe 5 aparate celular” njoftoi policia.

Gjatë kryerjes veprimeve hetimore në ambjentet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, shtetasi Fatmir Suti ka tentuar të largohet duke u hedhur nga dritarja,ku për pasojë ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë, pa probleme për jetën.

Lexo edhe :  “A ka ministra që përdornin telefonat Sky?/ Salianji interpelancë me Ballën

Materialet iu referuan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Të fundit

Crystal Palace turpëron Manchester United në “Selhurst Park”, Ten Hag drejt shkarkimit

Manchester United turpërohet nga Crystal Palace në javën e 36-të të Premier League-s. “Djajtë e Kuq”, të cilët udhëtonin...

Napoli humbet “rrugën” e fitores, Udinese merr një pikë të artë në fundin e sfidës

Napoli nuk di më si të fitojë. Në ndeshjen që mbylli javën e 35-të të Serisë A, skuadra e drejtuar nga Calzona nuk shkoi...

Flet fqinji i babit të Alma Arrazit: I kishte kërkuar ndihmë të atit pak ditë më parë

Azem Bushati babai i Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëmbyt në lumin Buna së bashku me tre fëmijët e saj të mitur, banon...

“Vajza e brishtë e martuar me të fortin e lagjes”, gazetari i njohur zbulon detajet

Gazetari Ferdinant Xhaferri ka treguar në një emision televiziv shkaqet e mundshme të ngjarjes tragjike të ndodhur tre ditë më parë në Shkodër, ku...

Tragjedia në lumin Buna/ Reagon Fevziu: Fëmijës nuk ka të drejtë t’ja marrë jetën askush

Qyteti mikpritës e bujar i Shkodrës u zgjua nën kujën e lotëve, ku një nënë e re i dha fund jetës së saj dhe...

Lajme të tjera

Web TV