Vijojnë zjarret në Shqipëri, këto janë qarqet më problematike dhe vatrat aktive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e zjarreve në Shqipëri vijon të jetë serioze, me disa vatra aktive kryesisht në veri.

Situata më problematike paraqitet në bashkitë, Pukë, Fushë-Arrëz, Malësi e Madhe, ndërsa vatra aktive ka edhe në qarqet Lezhë, Kukës dhe Dibër.

Qarku Shkodër.

1.Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.

2.Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata eshte nën kontroll.

3.Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.

•Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikesit lokale.

Qarku Kukës.

4. Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikesit dhe punonjesit e sherbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjeter zjarri.

Lexo edhe :  Aksident në Fier, ‘Fordi’ përplaset me autobusin

•Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën monitorim nga punonjes të AdZM Kukës

Qarku Lezhë.

•Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.

•Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat zjarrfikse.

Qarku Dibër.

Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.

Të fundit

Titulli kampion i takon Napolit të Contes, Inter bën detyrën ndaj Comos

Napoli fiton zyrtarisht titullin në Serie A. Napoletanët “kurorëzohen” si kampion në Itali, pas triumfit 2-0 ndaj Cagliarit, në...

Gjykata rrëzon Trump për çështjen e Universitetit të Harvardit

Një gjykatë federale në SHBA ka pezulluar përkohësisht vendimin e administratës Trump për t’i ndaluar Universitetit të Harvardit regjistrimin e studentëve ndërkombëtarë. Vendimi erdhi disa...

“E pabesueshme!” Një anije mallrash përfundon në kopshtin e një burri norvegjez

Një burrë norvegjez ka folur për momentin “e pabesueshë,” kur u zgjua për të zbuluar se një anije kontejnerësh 135 metra e gjatë ishte...

Një grua sulmoi me thikë 12 persona, gjermanët shohin tmerr me sy

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjermani. Sipas mediave të huaja, mësohet se në stacionin e trenit në Hamburg një grua...

Ancelotti prek në zemër tifozët madrilenë: Pas Realit, nuk kam më…

Kundër Real Sociedad në “Bernabeu”, Carlo Ancelotti do drejtojë të shtunën për herë të fundit nga stoli Real Madridin. Trajneri 65-vjeçar doli para mediave...

Lajme të tjera

Web TV