Tregu i kriptomonedhave, ja cila është Cardano

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse një një kriptovalutë më pak e njohur krahasuar me Bitcoinin apo Ethereum, Cardano (ADA) ka rendur për t’u bërë e treta në treg pas dy të mëdhave. Madje, gjatë ditës së djeshme Cardano (ADA) theu edhe kriptovalutën e Binance (BNB).

Me çmimin aktual prej 2.82 dollarë, kapitalizimi i tregut të Cardanos është 90.60 miliardë dollarë, sipas CoinMarketCap. Çmimi i saj është rritur me gati 11.3 përqind në 24 orët e fundit. Ritmi i rritjes është gjithashtu më i shpejtë se Bitcoin apo Ethereum duke u zgjeruar me 1 444 për qind brenda vitit.

Sipas MoneyControl, tregu i kriptomonedhave është rritur në dy javët e fundit me një kapital total prej 2 trilion dollar.

Bitcoin dhe Ethereum janë violin e parë edhe pse ranë gjatë majit, megjithatë edhe Cardano (ADA) nuk qëndron pas.

Cardano konsiderohet një rival i drejtpërdrejtë i Ethereum dhe Solana. Rritja e saj e fundit erdhi pasi azhornimit të ri “Alonzo” që u njoftua disa ditë më herët. Përditësimi ka të bëjë me “Smart Contracts” duke shënuar një pikë kyçe në rrugëtimin e Cardanos (ADA).

Trendi rritës i Cardanos u nxit edhe nga lajmi se gjatë 25 gushtit ajo do të listohet edhe në Japoni, treg i cili  considerohet se ka kriteret më strikte të listimit në të gjithë botën. Me listimin në Japoni, Cardano bëhet kështu kriptomonedha e katërt që tregtohet aty pas Bitcoin, Ethereum dhe Litecoin.

 

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV