Nelson Mandela, 28 vite burg pas arrestimit në gushtin e vitit 1962

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në 5 gusht të vitit 1962 ai do të arrestohej dhe vetën në vitin 1990 do të shiijonte përsëri lirinë.

Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918. Ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, i cili luftonte kundër shtypjes racore që u bëhej zezakëve në Afrikë, posaçërisht në Afrikën Jugore.

Nelson Mandela u lind më 18 korrik, 1918, dhe u rrit në Transkei – një ish-territor zezak afrikanojugor. Që në moshë të re ai u bë aktiv në lëvizjen e anti-aparteidit dhe iu bashkua Kongresit Kombëtar Afrikan. Në vitin 1940, Mandela u bë kreu i krahut rinor të kësaj lëvizjeje.

Ai studioi juridikun. Shumë vite të jetës së tij ai i kaloi nëpër burgje. Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë. Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan.

Në vitin 1962, pikërisht në 5 gusht, ai u arrestua, u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie.

Në vitin 1964 ai u dënua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi.

Në vitin 1990 mbas një kampanje të ANC dhe presion ndërkombëtar ai u lirua pa kushte. Në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë i zi në këtë vend.

Në vitin 1999, në moshën 85-vjeçare, Nelson Mandela tha se do të tërhiqej nga jeta publike. Megjithatë, ai vazhdoi të luftojë për të drejtat e fëmijëve. Në një vend të rrënuar nga konflikti racor, Nelson Mandela është parë si një udhëheqës i jashtëzakonshëm – si njeriu që e çliroi Afrikën e Jugut nga dhuna dhe urrejtja duke e bërë një vend me më shumë paqe dhe mirëkuptim.

Lexo edhe :  Si do të ishte bota nëse nuk do ta kishim shpikur bombën atomike?

Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg Ë. Bush për intervenimin në Irak.

Mandela ishte 4 herë i martuar dhe ka 6 fëmijë. Ai është i dekoruar me 50 çmime në mbarë botën. Nelson Mandela u dekorua edhe me çmimin indian civil “Bahrat Ratna” në vitin 1990, me të cilin janë dekoruan vetëm dy tjerë të huaj: Nënë Tereza dhe Khan Abdul Ghafarr Khan.

Në vitin 2013 më 5 dhjetor, Nelson Mandela ndërron jetë në moshën 92 vjeçare

Të fundit

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Fluks në Portin e Sarandës, numri i udhëtarëve gjatë gushtit arrin 7.300 në ditë

Porti detar i Sarandës është një nga pikat më të rëndësishme hyrëse për turistët. Sipas përgjegjësve të përpunimit të anijeve ky shtatëmujor ka pasur rritje...

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dalë në kopertinë. Instinkti im gazetaresk...

Lajme të tjera

Web TV