Orban e Kurz refuzojnë afganët: T’i ndihmojnë fqinjët e vet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ne do ta mbrojmë Hungarinë nga kriza e emigrantëve”. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, është shfaqur i prerë lidhur me refugjatët afganë, në një intervistë për një radio, të publikuar në faqen e tij në Facebook.

Sipas Orban, refugjatët duhet të mbahen larg nga rajoni. Në këtë pikë, sipas Orban, është shumë e rëndëishme mbështetja e Turqisë – e cila do të ketë një rol “themelor” – dhe vendeve të Ballkanit për të parandaluar hyrjen e emigrantëve në Bashkimin Evropian.

“Ngjarjet në Afganistan janë dramatike, por ne nuk duhet të përsërisim gabimet e vitit 2015. Njerëzit që largohen nga vendi duhet të ndihmohen nga shtetet fqinje”.

Edhe kancelari austriak është shprehur kundër pranimit të afganëve.

“BE-ja duhet të mbrojë kufijtë e saj të jashtëm dhe të luftojë emigracionin ilegal dhe trafikantët e qenieve njerëzore ”, shkroi kancelari austriak Sebastian Kurz në Twitter.

“Austria – shton ai – ka mirëpritur 44 mijë afganë. Ne kemi një nga komunitetet më të mëdha afgane për frymë në botë, pas Iranit, Pakistanit dhe Suedisë. Ka ende probleme të mëdha me integrimin dhe prandaj ne jemi kundër shtimit të refugjatëve të tjerë”./MCN.tv

 

Të fundit

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë...

Arrest me burg për tre të rinj nga Kamza, u kapën me armë në Sarandë

Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për tre të rinj nga Kamza, të ndaluar disa ditë më parë teksa...

Rama: Forcat xheniere nuk largohen pa hequr mbeturinën e fundit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar teksa në Theth po zhvillohet aksioni për shembjen e godinës së fundit. Banorët po bëjnë rezistencë, por Kryeministri thotë se...

Gjesti fisnik i Alcaraz ndaj princeshës Kate befason Britaninë

Carlos Alcaraz dështoi ta ruante titullin e tij në Wimbledon, duke humbur në finale ndaj italianit Jannik Sinner. Megjithatë, sjellja e tij pas humbjes...

Ulsi Manja pret në takim zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë së Ukrainës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, priti sot në Tiranë Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Drejtësisë së Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një takim që konfirmon partneritetin...

Lajme të tjera

Web TV