Ekskluzive/ Përkeqësohet gjendja e gazetarit Kosta Grillo, mjekët marrin vendimin për ta futur në intubim

Gjendja e gazetarit dhe komentatorit sportiv, Kosta Grillo prej ditësh vijon të jetë e rënduar që pas infektimit të tij me Covid-19.

Ai është dërguar në Turqi për kurim, por gjendja e tij shëndetësore nuk është përmirësuar dhe paraqitet tepër e rënduar.

Së fundmi, Fjala.al mëson se doktorët kanë marrë vendimin për ta futur në intubim, pasi gjendja e Grillos është përkeqësuar.

Tashmë u takon familjarëve të marrin një vendim sepse kjo gjë mund të sjellë edhe pasoja, por gjithsesi gazetari i mirënjohur ndodhet në gjendje kritike dhe duket se kjo gjë është rruga e vetme me shpresën se Grillo do ta kalojë këtë sfidë.

Stafi i Fjala.al i uron shërim të shpejtë Kosta Grillos në këtë betejë të vështirë për jetën!