Mbyllet mandati “Rama 2”, Braçe njofton largimin nga posti i zv/kryeministrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në ditën e fundit si zv/kryeministër në qeverinë “Rama 2”, Erion Braçe ka zgjedhur tërmetit e nëntorit të vitit 2019 për ta vënë në krye të sfidave në detyrën që mbajti në këtë mandat, duke njoftuar kështu largimin.

Në një status në rrjetet sociale, Braçe ka ndarë një moment ku bashkë me ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi vizitoi zonat e prekura nga tërmeti në Thumanë ndërsa toka vazhdonte të dridhej.

“Ka një fund…”, thotë Braçe i cili tashmë ashtu si pjesa tjetër e socialistëve do të presë vendimin e kreut socialist Edi Rama për shpalljen e qeverisë së re që përpos ministrave dhe një kryesie aktive do të ketë edhe stola rezervë për energjizimin e skuadrës.

Braçe shton se është i nderuar që ka shërbyer për njerëzit në nevojë në ditët më të vështira gjatë 24 viteve të fundit. “Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan ai.

Të fundit

“Na morën edhe detin”/ Gaza humb strehën e fundit mes urisë, vapës dhe dëshpërimit

Ushtria izraelite ka rikthyer ndalimin e qasjes në Detin Mesdhe përgjatë Rripit të Gazës, një kufizim që është teknikisht...

Si ia doli Greqia të ringrihej nga gremina ekonomike

Në vitin 2011, Dimitra Plagkou përjetoi një nga momentet më të errëta të jetës së saj: e zhytur në borxhe, me biznesin e saj...

Kujtim Gjuzi iu bashkohet banorëve të Thethit: Shyqyr deri tani s’ka gjak, ndryshe…

Disa banorë të Mirditës kanë shkuar drejt fshatit turistik të Thethit për t’u solidarizuar me banorët, të cilëve u janë shembur objektet pa leje...

Riaktivizohen vatrat e zjarrit në Mallakastër, mbi 100 hektarë të djegura

Vatrat e zjarrit në Drenovë të Mallakastrës janë riaktivizuar, duke shkaktuar dëme të mëdha në sipërfaqe të gjera me ullishte, drurë dhe shkurre. Sipas...

Aleksandër Nevski, “Cidi” i Rusisë mesjetare i lavdëruar nga carët, komunistët e Putini

Aleksandër Nevski (1221–1263), Princi i Madh i Novgorodit dhe Vladimirit, është i famshëm për fitoret e tij - më së shumti Beteja në Akull...

Lajme të tjera

Web TV