“Stop” lojtarëve në ekipet kombëtare/ Seria A ndjek hapat e Premier League dhe La Liga

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Serie A i është bashkuar sot iniciativës të Premier League dhe La Liga, të cilat kanë vendosur që klubet të mos lejojnë udhëtimin e futbollistëve të tyre në ndeshjet e shtatorit për të luajtur në vende që cilësohen me rrezikshmëri të lartë për infektimin me COVID-19.

Lëvizja bëhet në mënyrë që të evitohet largimi i futbollistëve të cilët në kthimin në vendin ku luajnë, do të përballeshin me karantinë disaditore, duke munguar për skuadrat përkatëse në kampionat.

“Liga Kombëtare Profesioniste e Serisë A komunikon se sa i përket dritares FIFA të shtatorit 2021, do të mbështetë në çdo seli vendimin e klubeve të saj për të mos lëshuar lojtarët e grumbulluar nga kombëtaret përkatëse për të luajtur në vende ku kthimi nga të cilat parashikon izolimin sipas normativave ligjore në fuqi që i përket Sars – Cov – 2”, – shkruante në njoftimin e saj Liga e Serie A.

Pritej që gjatë shtatorit, klubet italiane të humbnisin dhjetëra lojtarë nga Amerika e Jugut dhe Afrika, me ekipet e tyre që do të humbnin protagonistë të rëndësishëm pasi me kthimin në vend, do të duhej të kalonin disa ditë në karantinë, duke humbur ndeshje e formën sportive.

Për fat të mirë, ky vendim nuk prek koloninë shqiptare të Serie A, pasi vendi ynë nuk renditet në listën e zonës së kuqe për shtetin italian.

 

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV