Vendimi i Qeverisë/ Afganët do qëndrojnë një vit në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e fundit të Qeverisë, kryeministri Edi Rama ka miratuar edhe vendimin për ardhjen e afganëve në Shqipëri. Referuar vendimit, ata mund të qëndrojnë një vit në vendin tonë, ndërsa për të përballuar fluksin do të ngrihet një task-force

Kur ende afganët nuk kanë mbërritur në Shqipëri dhe ende nuk ka një konfirmim se kur mbërrijnë, qeveria ka ngritur task-forcën për menaxhimin e afganëve në vendin tonë. Edhe pse do të jenë tranzit për tre muaj në Shqipëri, siç u lajmërua, qeveria nga vendosur që t’ju përgjigjet më gjatë afganëve, duke miratuar qëndrimin e tyre një vjeçar në vendin tonë. Në mbledhjen e saj të fundit, kabineti qeveritar “Rama 2” miratoi ngritjen e kësaj task force që do të kryesohet nga Ministria e Jashtme dhe përbëhet nga: Ministria e Brendshme; Ministria e Mbrojtjes; Ministria e Financave dhe Ekonomisë; Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë; Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale; Ministria e Turizmit dhe Mjedisit. Ky është vendimi i parë që shteti shqiptar ndërmarr pas deklaratave publike dhe parashikon dhënien e mbrojtjes së përkohshme ndaj afganëve. “Dhënien e mbrojtjes së përkohshme shtetasve me shtetësi apo kombësi afgane dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit, që hyjnë masivisht dhe të koordinuar me partnerët ndërkombëtarë në territorin e Republikës së Shqipërisë”, thuhet në Vendimin e Qeverisë. Me këtë status, afganët do të kenë të drejtë të qëndrojnë për 1 vit në Shqipëri, ndërsa qeveria i njeh vetes të drejtën të kufizojë lëvizjet e tyre nëse do t’i nevojitet. “Mbrojtja e përkohshme për këta shtetas fillon nga momenti i hyrjes në Republikën e Shqipërisë për një afat 1-vjeçar. Autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët mund të vendosë që kërkuesit t’i kufizohet liria e lëvizjes, nëse e konsideron të nevojshme”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave. Prej më shumë se dy javësh shteti shqiptar është angazhuar të presë një numër prej rreth 3 mijë refugjatësh nga Afganistani që do të qëndrojnë në Tiranë, Durrës dhe Berat. Deri në 31 gusht talibanët i kanë lënë afat afganëvë brenda aeroportit që të largohen nga Kabuli. Kaosi i krujuar në aeroportin e Kabulit nuk i kanë dhënë mundësinë afganëve që të nisen drejt vendit tonë.

Detyrat e taks-forcës

Sipas Vendimit të Këshillit të Ministrave detyra e Taks- Forcës së ngritur është që ajo të negociojë me partnerët ndërkombëtare për çështjet që lidhen me objektin e këtij vendimi. Do jetë kjo njësi që do të hartojë planin e veprimit për menaxhimin e fluksit të kërkuesve të mbrojtjes ndërkombëtare. Do të jetë kjo Taksë- Forcë që do të koordinojë situatën e pritjes dhe të akomodimit të shtetasve afganë dhe personave pa shtetësi me vendqëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Republikën Islamike të Afganistanit. Kjo njësi do të evidentojë nevojat emergjente për t’i paraprirë punës me ndryshimet e mundshme të kuadrit ligjor, nënligjor e rregullator, të cilat ndikojnë në përmirësimin në këtë funksion. Kjo do të analizojë edhe kërkesat shtesë buxhetore për funksionimin, shpenzimet dhe bazën e nevojshme materiale, si dhe koordinon fondet e donatorëve për këtë qëlllim.

Lexo edhe :  Ndalohen punësimet në administratë/ Ligji ndalon rekrutimet e reja përpara zgjedhjeve

DASH

Për shkak të kaosit në aeroportin e Kabulit dhe situata që ndryshon çdo minutë në Afganistan për shkak të ‘pushtimit’ nga talebanët ende nuk ka mbërritur asnjë prej tyre. Për këtë situatë DASH, i pyetur nga Deutsche Ëelle, tha se për shkak të komplikacionit të evakuimit nuk mund të jap informacione në lidhje me kohën e mbërritjes. Kjo sipas DASH bëhet edhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e afganëve që pritet të evakuohen. “Për shkak të natyrës së komplikuar të këtyre zhvendosjeve dhe për të mbrojtur privatësinë dhe sigurinë e personave që vijnë, nuk kemi mundësi të ofrojmë informacione të tjera për kohën e mbërritjes, transportin, vendndodhjen lokale dhe destinacionin e mëtejshëm”, tha DASH.

Braçe tërhiqet përfundimisht?

Zëvendëskryeministri Erion Braçe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Rama 3. Të pakët, kështu lë ai vetë të kuptohet, nga një postim i fundit në rrjetet sociale. Duke postuar një video nga pasojat e tërmetit në Thumanë, në 2019, Braçe shkruan ndër rreshta “ka një fund”. Ky mesazh lë të kuptohet se ai nuk do të jetë më pjesë e kabinetit qeveritar. Vendimi i papritur që bëhet vetë publik nga ai, vjen në të njëjtën ditë kur kryeministri Rama në një konferencë për mediat bëri bilancin e mandatit të dytë dhe foli për të tretin. “Ka një fund! I nderuar që shërbeva për njerëzit në nevojë, në ditët e tyre më të vështira në 24 vitet e fundit”, shkruan Erion Braçe.

Të fundit

Udhëheqësit arabë në samit/ Diskutime për ‘fatin’ e Rripit të Gazës dhe planit të Trump

Udhëheqësit arabë mblidhen sot në Kairo për të diskutuar një alternativë ndaj planit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...

Manjani tallet me koalicionin e Berishës: Me konservat e Lulit, shkohet thjesht te Luli

Avokati Ylli Manjani, ka ironizuar koalicionin e Sali Berishës me Ilir Metën dhe 24 parti të tjera, duke e quajtur një “aleancë konservash”. Avokati Ylli Manjani,...

Kundërpërgjigjet Kanadaja, i vendos tarifa prej 25 përqind produkteve amerikane

Kanadaja ka njoftuar se do të zbatojë tarifa 25 për qind për importet amerikane që arrijnë vlerën e 155 miliardë dollarëve. Lajmi u bë...

ELAL, fluturime me Tiranën/ Balluku: Fluturimet direkte në Izrael do të nisin në 2 prill

Brenda një muaji, Shqipëria dhe Izraeli do të lidhen me anë të fluturimeve direkte. Zëvendës kryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku...

Nga Krusha e Rahovecit, në Roskovec!

Majlinda Bufi, pret në takim Zonjat e fshatit “Krushë“ të komunës së Rahovecit… Fahrije Hoti, zonja nga fshati Krushë e Madhe, që mbeti e ve...

Lajme të tjera

Web TV